BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

BE goditje paktit të Uashingtonit? Haga ngre aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit për krime lufte, loja me njoftimin 3 ditë para takimit Kosovë-Serbi

BE goditje paktit të Uashingtonit? Haga ngre aktakuza ndaj Thaçit

Çështja e dialogut Kosovë-Serbi duket se është kthyer në një çështje tepër madhore. Uashingtoni e mori në dorë situatën dhe më 27 qershor synohej që të mbyllej pakti, por duket se dje ka ndodhur një zhvillim mjaft i fortë duke lëkundur dialogun. Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi, kreut të PDK, Kadri Veseli dhe disa zyrtarëve të tjerë, për krime lufte. Në njoftimin e bërë publik nga Zyra e Prokurorit Special, bëhet e qartë se aktakuzat përmbajnë dyshim për përgjegjësi penale për rreth 100 vrasje. Ata janë të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. “Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme”, thuhet në njoftim. Më tej Zyra e Prokurorisë Speciale shprehet e bindur dhe e vendosur se aktakuza nuk do të mbetet vetëm aq dhe mund të vërtetohet. “Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara si shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat”, vijon njoftimi. Në përfundim Prokurori i Specializuar akuzon Thaçin dhe Veselin se janë përpjekur që të sabotojnë punën e DHSK me një fushatë të fshehtë. “Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së. Besohet se Thaçi dhe Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’iu bishtnuar drejtësisë. Nëpërmjet këtyre veprimeve, Thaçi dhe Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, përfundon njoftimi i Prokurorisë Speciale.

Dyshimet për prishjen e dialogut

Publikimi nga ana e Hagës për akuzat e ngritura ka ngjallur mjaft dyshime. Sinjalet janë se e gjitha kjo ka ta bëjë me tryezën e bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë. Më 27 qershor Thaçi e Vuçiç do uleshin bashkë, por kjo nuk do të ndodhë. Ajo që ishte më e irrituara nga takimi në SHBA, ishte padyshim BE-ja. Krerët e Brukselit u alarmuan nga futja në lojë e amerikanëve dhe si duket futën në lojë Gjykatën e Hagës. Ajo që e vërteton këtë është se dosja ishte mbyllur që në 24 prill dhe u publikua dje, pikërisht sapo Thaçi mori avionin për në Uashington. I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Richard Grenell, ka bërë të ditur presidenti i Kosovës ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Washington në takimin me Serbinë, të planifikuar më 27 qershor, pas ngritjes së akuzës nga Specialja. “Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington, D.C pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorëve Speciale. Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, ka shkruar Grenell.

Reagimi i BE

Më pas ishte vetë BE që e pranoi se është shumë e kënaqur nga ngritja e akuzave. Bashkimi Evropian ka thënë se është "mbështetës i fortë i punës" së Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë Speciale, sepse ato janë "dëshmi e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës ndaj sundimit të ligjit", i cili njëherësh është element kryesor i rrugës së Kosovës në BE. Përmes një reagimi zyrtar, BE-ja ka thënë se nuk komenton procedurat e Zyrës së Prokurorit Special dhe Dhomave të Specializuara, sa u përket punës së tyre, dhe se këto çështje duhet të adresohen te këta mekanizma. “Është shumë e rëndësishme që Zyra e Prokurorit Special dhe Dhomave të Specializuara të vazhdojnë të bëjnë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje”, është thënë mes tjerash në reagim. Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Më të lexuarat