BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Rajoni

BE heq shpresat për një takim Kosovë-Serbi në Bruksel, Kurti e Vuçiç ia hedhin fajin njëri-tjetrit për mungesë gatishmërie

BE heq shpresat për një takim Kosovë-Serbi në Bruksel, Kurti

Ditën e djeshme është mbajtur i katërti takim i Këshillit për Stabilizim-Asociimit, midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Në kuadër të vizitës në Bruksel për zhvillimin e takimit të këtij Këshilli, Kryministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin special të BE për dialogun mes Prishtinës e Beogradit, Miroslav Lajçak. Në një njoftim të shpërndarë nga Zyra për shtyp e Kryeministrisë, është bërë me dije se shefi i ekzekutivit kosovar rikonfirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për agjendën evropiane. Në një konferencë të përbashkët të delegacionit të Kosovës dhe zotit Borrell, Kryeministri Kurti ka kthyer sërish vëmendjen në çështjen e liberalizimit të vizave. Ai ka shtuar se edhe pse BE është destinacioni i Kosovës dhe Europa kontinenti i saj, BE duhet të tregohet e drejtë me Republikën e Kosovës dhe të liberelizojë vizat për qytetarët. “Kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe besojmë që BE-ja të lëvizë para. Integrimi në BE nuk ka alternativë. Është e rëndësishme që të kemi liberalizmin e vizave. Janë bërë 3 vite që kur Komisioni Evropian rekomandoj liberalizimin e vizave, e qytetarët tanë vazhdojnë të përballen ende me regjimin e vizave”, u shpreh Kurti. Një çështje që u prek ishte edhe krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Kurti tha se kjo i shkon për shtati vetëm Beogradit, jo qytetarëve serbë në Kosovë. Por Borrell këmbënguli në zbatimin kësaj marrëveshje. “Marrëveshja u arrit ndërmjet përfaqësuesve të dy qeverive dhe në kuadër të dialogut. Kështu që, më vjen keq, por na duhet të kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Borrell.

Dialogu Kosovë-Serbi

 

Pavarësisht sinjaleve të kundërta të ardhura nga Kosova dhe Bashkimi Europian këto ditë në lidhje me mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë në Bruksel për vijimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit, Borrell deklaroi në konferencën e përbashkët me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, se një takim i tillë ka shumë pak gjasa të mbahet. “Ne gjithmonë organizojmë takime dhe mblidhemi kur është e përshtatshme. E kemi bërë të qartë që pas dy takimeve të këtij viti, parakusht është gatishmëria e të dyja palëve të pajtohen për rezultate konkrete. Do të ishte e pakuptimtë të mbajmë takim nëse kushtet nuk përmbushen e të takohemi prapë për asgjë. Në bazë të informatave që kam marrë edhe nga emisari i posaçëm dhe nga puna e tij e palodhshme, s’ka gatishmëri në këtë pikë. Por ende s’ka përfunduar dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që të kemi takime të tilla”, ka thënë ai për një takim Kurti-Vuçiç. Borrel ka theksuar faktin që dy shtetet kanë shumë punë për të bërë. “Është thelbësore që edhe Kosova dhe Serbia të heqin barrikadat dhe të vazhdojnë rrugën e tyre drejt integrimit në BE”, ka thënë Borrell. Nga ana tjetër, zoti Kurti ka nënvizuar se Kosova mbetet e gatshme dhe e përkushtuar në dialog dhe vijimin e tij. “Qeveria e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me përkushtim të fortë për të arritur një marrëveshje ligjore që në qendër ka njohjen e ndërsjellët dhe normalizimin e raporteve mes dy vendeve tona”, tha ai, duke shtuar se në rast se ftohet të zhvillojë një takim me presidentin serb, ftesa do të pranohet. “Brukseli për ne është kryeqytet i rëndësishëm i progresit por edhe i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Për qeverinë tonë e cila është qeveria më demokratike dhe pro BE, BE-ja është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe prosperitetit në botë. Nëse lehtësuesi i dialogut e sheh të arsyeshme të thërret takim dhe të më ftoj natyrisht se do të do të shkojë”, tha Kurti. Sakaq, por ditën e djeshme, presidenti serb Vuçic ka akuzuar palën kosovare se është ajo që nuk dëshiron dialog me Serbinë. Ai shtoi se nuk beson se Kosova në këtë moment do të ndërmarrë ndonjë veprim serioz kundër serbëve në Kosovë, por se autoritetet në Kosovë kanë shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani me bashkësinë ndërkombëtare. Vuçic “doli pak zbuluar” në fajin që tentoi t;ia hidhte Kosovës për mos lejimin e shkeljes në territorin e Kosovës të Drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Petar Petkoviç. Kujtojmë se vetëm një javë përpara kësaj ngjarjeje, Serbia ka refuzuar lejimin e hyrjes në Serbi të katër ministrave të Qeverisë së Kosovës, ndonëse ata me kohë kishin bërë kërkesën për vizitë te autoritetet serbe.

Më të lexuarat