BREAKING NEWS

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik:
x

Rajoni

BE ja bën të qartë Albin Kurtit: Rruga e integrimit kalon vetëm përmes dialogut me Serbinë

BE ja bën të qartë Albin Kurtit: Rruga e integrimit kalon

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është deklaruar në lidhje me procesin zgjedhor në Kosovë, pritshmërinë mbi qeverinë e re që pritet të krijohet dhe të tjera çështje të rëndësishme. Kohën në të cilët u organizuan zgjedhjet, zoti Szunyog e ka konsideruar sfiduese dhe të pafavorshme, referuar pandemisë, dimrit dhe temperaturave të ftohta dhe faktit që ishin zgjedhje të parakohshme dhe përgatitja për to u bë në një kohë mjaft të shkurtër. “Isha mjaft i impresionuar nga profesionalizmi i KQZ-së dhe gjithashtu më bëri përshtypje numri i lartë i personave të cilët u paraqitën për të votuar. Nëse vlerësojmë pjesën teknike të zgjedhjeve si të organizuara mirë dhe pjesëmarrja ishte vërtet mbresëlënëse duke pasur parasysh vështirësitë”, tha Szunyog. Gjithsesi ai nuk la pa përmendur mos respektimin e masave parandaluese anti-Covid gjatë fushatës elektorale, gjë të cilën e konsideron shumë zhgënjyese. Në lidhje me pritshmëritë ndaj qeverisë së re e cila do të kryesohet nga kryeministri Albin Kurti, zoti Szunyog tha se synimi i BE është të krijohen sa më parë institucionet, krijimi i qeverisë dhe zgjedhja e presidentit të ri, detyrë që momentalisht po ushtrohet nga zonja Vjosa Osmani. Një tjetër pikë është dëshira për të pasur një qeveri e cila do të qëndrojë në detyrë për një mandat të plotë, ndryshe nga qeveria e fundit e kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti. Aq më tepër nëse partia shtetformuese do të ketë shumicën e qartë në parlament dhe mundet të miratojë legjislacione. Kjo do të bënte që qeveria të mos varej nga mandate që mund të bënin që qeveria të binte në çdo kohë.

Szunyog mbi dialogun Kosovë - Serbi

Shefi i Zyrës së BE në Kosovë, ka folur edhe në lidhje me procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe faktit që kryeministri i ardhshëm Albin Kurti e ka quajtur vetëm të katërtën në listën e prioriteteve të qeverisë së tij, pas drejtësisë, punësimit dhe menaxhimit të pandemisë. “Mendoj se padyshim që Kosova nuk është një ishull dhe mendoj se mund të zhvillohet vetëm në një rajon të caktuar me të gjithë fqinjët. Unë mendoj se rruga që të çon për në BE është përmes dialogut. E kuptoj që ka një zhvillim të caktuar pozitiv në ato deklarata nga të mos qenit aspak prioritet, të qenurit prioritet numër gjashtë, tani është prioriteti katërt, kështu që unë mendoj se po shohim shenja që ka një kuptim më të mirë se dialogu është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjithë rajonin, dhe një rajoni i zhvilluar është ajo që ne dëshirojmë ta promovojmë”, ka sqaruar Szunyog. Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave, Szunyog thotë se Bashkimi Evropian si institucion i ka kryer obligimet ndaj Kosovës dhe tani është detyrë e institucioneve vendore të zhvillojnë takime me shtetet të cilat janë kundër këtij procesit, në mënyrë që t’i bind këto vende për liberalizimin e vizave për kosovarët. Tutje, ai tha se hapja e ambasadës në Jerusalem nuk është në linjë me politikën e BE-së, duke shtuar se Kosova duhet të ndjekë prioritetet e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian nëse aspiron të bashkohet në këtë institucion. “Sipas dijenisë sime është se ka disa dialogje që po zhvillohen me disa shtete anëtare, por unë do të nënvizoja se janë 27 prej tyre. Unë mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të punojë më shumë me 27 shtetet, duhet të dëshmojë se po vazhdon të plotësojë kushtet sepse ato kritere dhe kushte nuk janë diçka që ju mund vetëm t’i bëni tick kutisë dhe pastaj të thoni se është kryer dhe ta harroni atë. Shumica e këtyre kritereve kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, dhe natyrisht, disa nga ato kritere kanë të bëjnë me çështjet e imigracionit, disa prej tyre kanë të bëjnë me çështje ligjore duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe pastaj duhet të bëhen më shumë përpjekje për përmbajtjen, por gjithashtu të komunikohen ato rezultate tek 27 shtetet anëtarë” përfundoi ai.

Më të lexuarat