
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

BE kushtëzon Serbinë me njohjen e Kosovës, ndizet alarmi në Serbi, Vuçiç paralajmëron presion të madh nga Brukseli, Bërnabiç thirrje KE të injorojë rekomandimet e Parlamentit Evropian

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Nëntor 2022

Ndërkombëtarët e kanë vendosur Serbinë me “shpatulla pas muri”. Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për strategjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Sipas kësaj rezolute negociatat e BE-së me Serbinë duhet të përparojnë vetëm nëse Beogradi mbështet sanksionet kundër Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reforma. Megjithatë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, është optimiste se Komisioni Evropian s’do të veprojë sipas rekomandimeve të Parlamentit Evropian. Rezoluta përveç kësaj kishte kushtëzuar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, por sipas shefes së qeverisë së Serbisë, këto dy kushtëzime nuk janë në interes së Serbisë. “Rekomandimet nuk dërgojnë një mesazh të mirë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka deklaruar Bërnabiç. Ajo theksoi se një vend mund të largohet nga negociatat me BE-në vetëm nëse nuk ka përparim të rëndësishëm në fushën e sundimit të ligjit. “Nuk pres që Komisioni Evropian të veprojë sipas rekomandimeve të Parlamentit Evropian, së pari sepse duhet të jetë neutral ndaj statusit dhe sepse janë pesë anëtarë të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar ajo.
Alarmohet Vuçiç
Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat është një fitore e vogël taktike “që do të na çojë në presion edhe më të madh”. Vuçiç, ka deklaruar se serbët e Kosovës nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ai tentoi të argumentojë duke thënë se ri-regjistrimi i targave KM po rrjedh krejt normal, dhe se për këtë nuk ka kurrfarë problemi. Duke folur për propozimin e BE-së për marrëveshjen përfundimtare, ai theksoi se Serbia ka vijat e saj të kuqe. “Ne themi se nuk e duam Kosovën në Kombet e Bashkuara, atëherë çfarë, a do të na bombardoni, të na kërcënoni me sanksione, çfarë”, tha Vuçiç në konferencën e përbashkët me kreun e liderëve serbë të Bosnjës, Millorad Dodik.
Reagon Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë dje, para deputetëve të Kuvendit, se në Bruksel nuk ka pasur marrëveshje, por dakordim për targat. “Marrëveshja e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targat. Ne u morëm vesh t’i ndalojmë veprimet reciproke, pra ne nuk do të bëjmë gjobitje për targat KM, dhe do t’i japim hapësirë negocimit të propozimit evropian, që më herët quhej franko-gjerman”, tha Kurti në seancën plenare të 24 nëntorit. Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe, ku sipas BE-së, Kosova do t’iu japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa me emra të qyteteve të Kosovës. Pas arritjes së marrëveshjes për targat ilegale serbe ndërmjet dy vendeve, kryediplomati evropian, Josep Borell, paralajmëroi se në ditët në vijim do t’i ftojë liderët e të dyja shteteve në Bruksel për të diskutuar për “Propozimin e Brukselit”, të mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Negociatat janë zhvilluar ndërmjet të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Takimi ndërmjet Kurtit dhe presidentit serb, Vuçiç, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme për targat, kishte rezultuar pa sukses. Kurti u tha deputetëve se në takimin e së hënës i ishte ofruar një dokument me 95 fjalë, brenda të cilit propozimi franko-gjerman, apo propozimi evropian për çështjen e marrëveshjes për normalizim, nuk ka qenë i përfshirë. Ndërsa tani, sipas tij, situata është më ndryshe, ”dhe është shumë mirë që tash gjithçka është përshpejtuar”. “Dakordimi i mbrëmshëm ka një target kryesor dhe kohor për negocim dhe pajtueshmërinë e palëve lidhur me propozimin e BE-së të mbështetur nga Franca dhe Gjermania, e ajo është sa më shpejt dhe jo më vonë sesa fillimi i pranverës së vitit 2023”, tha ai.
Më të lexuarat


Berisha nuk është ‘vetëm’/ SHBA sanksionon dy ish- deputetë të përshfirë në korrupsion

'Plas' në veri të Kosovës, raportohet për të shtëna me armë, dalin me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Kurti për REL: Nuk jam ftuar në takimin e ambasadës amerikane për asociacionin

Gjermania trondit pozitat e Vuçiçit, paralajmëron se Beogradit do t’i ikin nga duart miliarda euro nëse nuk pranon planin franko-gjerman, zbardhet plani i SHBA-BE se si do të izolohet totalisht Serbia

Mediat serbe: BE është hallka më e dobët e planit për Kosovën, ja si doli zbuluar mashtrimi i Evropës me shkopin dhe karotën dhe pse Beogradi nuk ka asnjë përfitim nga marrëveshja me Prishtinën

Lajçak: Po negociojmë me pesë vendet e mbetura të BE që nuk e kanë njohur Kosovën për të pranuar planin franko-gjerman

Stuhi me shira të dendura dhe dëborë, Greqia "mbërthehet" nga moti i keq

'Gënjeshtar e mashtrues', kreu i Republikës Srpska 'shpërthen' keq ndaj përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar

Darkoi me zyrtarin e BE-së, Kurti zbardh detajet nga takimi, ja çfarë u vendos

Vladimir Putin gati “të hedhë në erë” Vuçiçin nëse vendos në zbatim planin franko-gjerman, grupet e inteligjencës ruse “sy e veshë” ndaj vendimit të Serbisë, ja çfarë rrezikon Beogradi
