BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

BE mesazh Vuçiçit: Presim të jetë largpamës në raport me Kosovën, gjithçka e lidhur me integrimin

BE mesazh Vuçiçit: Presim të jetë largpamës në

I dërguari Special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajcak, ka shprehur në një intervistë për austriaken Wiener Zeitung, se Brukseli priste një “vendim largpamës” nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç për çështjen e Kosovës. Më tej ai i ka dhënë të drejtë Vuçiç, i cili sipas tij nuk kishte faj kur pyeste se cili do të jetë në këtë rast përfitimi i Serbisë nga Bashkimi Europian. “Ne presim që ai të marrë një vendim largpamës, dhe ai pyet veten: Si mund t'ua shpjegoj qytetarëve se është mirë për ta? Ky proces negocimi ishte i lidhur me perspektivën evropiane të vendit që nga fillimi, dhe tani Vuçiç pyet veten: sa nga ajo perspektivë evropiane do të marrim?”, është shprehur Lajcak. Lidhur me pikën në të cilën ndodhet procesi i dialogut dhe temt or të cilat është duke u diskutuar, i Dërguari i BE u shpreh që gjëja më e vështirë për tu bërë ka qenë rinisja e dialogut, gjithçka tjetër do ta gjejë një zgjidhje. “Ne aktualisht po diskutojmë tema shumë komplekse, duke përfshirë pretendimet financiare dhe të drejtat e pronës,” tha Lajcak, i cili sqaroi gjithashtu se propozimi për tekstin mbi personat e dëbuar dhe të zhdukur, si dhe mbi bashkëpunimin ekonomik tashmë ka përfunduar. Megjithatë ai bëri me dije se për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është marrë vendimi të veprohet sipas parimit “asgjë nuk është rënë dakord, derisa të bihet dakord përfundimisht”. Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka kundërshtuar edhe ata që po shprehen se tani nuk është koha e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Kur, nëse jo tani? Vetë e keni nënshkruar marrëveshjen”, ka thënë ai. “Tjetër sfidë është marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Palët ishin pajtuar për këtë më 2013/2015, por s’është implementuar kurrë. Është çështje e ndjeshme në të cilën po ashtu ka dhënë fjalën e saj edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe ky opinion duhet të merret parasysh. Por ata që kundërshtojnë se tani nuk është koha e duhur, i pyes: ‘Kur, nëse jo tani? Ju e keni nënshkruar këtë marrëveshje vetë. Qëllimi ynë është një marrëveshje që rregullon të gjitha çështjet e hapura dhe të pa adresuara. Me aprovimin më 2013/2015 vjen edhe obligimi për ta implementuar. S’ka çështje që negociohet e që është e lehtë. Por nëse e ndërpresim dialogun sërish, do të na duhet ta rinisim”, është shprehur Lajcak.

BE: Të zhdukurit, prioritet

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nga ana tjetër ka deklaruar se është bërë përparim në çështjen e të pagjeturve, ndërkohë që u ka siguruar që marrëveshja përfundimtare midis dy vendeve do të ketë pa dyshim pikat specifike për të zhdukurit e luftës. “Dialogu i lehtësuar nga BE-ja synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme, duke zgjidhur të gjitha pyetjet e mbetura. Çështjet e personave të zhdukur, si dhe të personave të zhvendosur, janë adresuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja që nga rifillimi i tij në korrik të vitit 2020. Është bërë përparim për të gjetur gjuhë të përbashkët për të dyja këto tema të ndjeshme dhe marrëveshja përfundimtare gjithëpërfshirëse do të përfshijë dispozita në lidhje me këto çështje. BE inkurajon të dy palët të bashkëpunojnë më tej për të lehtësuar në mënyrë efektive procesin në vazhdim të identifikimit të vendeve, zhvarrosjen si dhe identifikimin e mbetjeve”, tha Stano. Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç shpreson që BE-ja të kuptojë që Serbia është e gatshme për bisedë dhe kompromis në dialogun me Kosovën, por jo për një ultimatum dhe mesazhe të njëanshme. I pyetur rreth deklaratës së Lajcak se ai pret një vendim largpamës mbi Kosovën, Vuçiç tha se ai pret një bisedë të saktë me Lajcak dhe presion nga disa vende të mëdha. Ai shpreson që BE-ja do të kuptojë që dikush nuk mund të nënshkruajë marrëveshjen dhe më pas të miratojë një rezolutë që mohon ekzistencën e komunave serbe ose duke thënë se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. “Kjo është e pamundur”, tha ai ndërsa vuri në dukje se thelbi është se shqiptarët presin që dikush të bëjë presion ndaj Serbisë dhe që ata të thonë “ne do ta nënshkruajmë atë”.