BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Rajoni

BE nis lëvizjet për të zhbllokuar integrimin e Ballkanit, Merkel e Macron marrin në dorë negociatat e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut

BE nis lëvizjet për të zhbllokuar integrimin e Ballkanit, Merkel

Bashkimi Europian ka nisur shtimin e presionit ndaj Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare në lidhje me mosmarrëveshjet të cilat çuan edhe në ndalimin e procesit integrues për Maqedoninë e Veriut. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti bullgar Rumen Radev fillimisht do të zhvillojnë një takim me Komisarin për Politikë, Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varheji ndërsa më pas do të kenë takim të përbashkët me kancelaren gjermane në largim Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Makron. Takimet do të zhvillohen përpara fillimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do mbahet në Brdo të Sllovenisë. Takimi i liderëve të të dy vendeve me krerët e Gjermanisë dhe Francës, është përkthyer si një marrje e situatës në dorë nga dy vendet europiane, në mënyrë që të ushtrohet presion në emër të Bashkimit Europian. Unionit i është kërkuar ndërhyrje dhe gjetja e një zgjidhjeje mbi situatën mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe nga presidenti amerikan Joe Biden. Ai i ka theksuar autoriteteve të BE-së se zgjerimi duhet të vazhdojë. “Biden ia ka theksuar presidentes së KE-së Ursula von der Leyen se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të vazhdojë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ta përfshijë Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar në Tëitter ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes. Nga ana tjetër, presidenti bullgar Rumen Radev, në një bisedë telefonike me presidentin gjerman Frank-Ëalter Steinmeier, u shpreh se Bullgaria mbron jo vetëm interesat kombëtare, por para se gjithash vlerat e Bashkimit Evropian, që themelohen në demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut në dialogun e tij me Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Bullgaria pret rezultate konkrete në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut tek fqinji ynë jugperëndimor, që do ta përshpejtojë integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Radev. Ai theksoi gjithashtuse deklarata dhe premtime të shumta të dhëna gjatë viteve nga ana e kreut shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Bullgarisë, mbesin të paplotësuara, duke e përfshirë edhe Marrëveshjen bilaterale për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të nënshkruar në vitin 2017.

Reagon Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në Forumin e Sigurisë në Varshavë, tha se e ardhmja e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë të gërshetuara, për çka sfidat si ballafaqimi me pandeminë duhet të tejkalohen përmes një qasjeje të përbashkët dhe të unifikuar. “Pandemia ka treguar se koncepti i sigurisë duhet të ridefinohet dhe zgjerohet. Kjo nënkupton ndryshime në strategjitë tona kombëtare, por edhe ndryshime në planifikimin nga ana NATO -s, të mbështetura edhe nga takimet e fundit ministrore. Pandemia gjithashtu i kujtoi botës rëndësinë e investimit në shëndetin publik e bashkëpunimin shkencor dhe na dëshmoi se sa të lidhur jemi e sa rëndësi ka qasja e përbashkët”, theksoi Osmani. Në prag të Samitit të nesërm Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor në Varshavë, zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Peka Havisto, me të cilin ka shkëmbyer mendime dhe pritjet në lidhje me revitalizimin dhe rolin e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Sipas një deklarate të shpërndarë për mediat nga ministria e Jashtme maqedonase, theksi u vendos në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, për të cilën Finlanda shpreh mbështetjen e saj të plotë. “Ne jemi mirënjohës për mbështetjen parimore të Finlandës dhe qëndrimet e saja të palëkundura për mbështetjen e gjithë rajonit. Është më se e nevojshme ta kthejmë besimin dhe kredibilitetin e procesin e zgjerimit, si kontributi më i rëndësishëm në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe gjithë kontinentit”, tha Osmani, duke theksuar se vendi mbetet i përkushtuar në procesin e reformave në fushat kryesore. Të dy ministrat diskutuan gjithashtu edhe për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, situatën me KOVID-19 në të dy vendet dhe çështje të tjera aktuale.

Më të lexuarat