Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Rajoni

BE sfidon SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit në Uashington kërkon bisedime në Bruksel mes palëve

BE sfidon SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, pas takimit në

Ditën e nesërme është parashikuar takimi i radhës në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të vazhdimit të procesit të dialogut dhe për pasojë normalizimit të klimës politike në rajon. Duket se kjo ka nxitur Bashkimin Europian që të ndërmarrë një hap në përpjekje për të marrë rolin kryesor si udhëheqëse e dialogut. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, Peter Stano, ka njoftuar dje se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së do të vazhdojë më datën 5, 6 dhe 7 shtator në Bruksel. Ai ka bërë me dije në një konferencë për mediat se takimi i së hënës do të zhvillohet mes Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa takimet e tjera do të zhvillohen në nivel ekspertësh. “Në takimin mes dy liderëve të dy shteteve do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me aranzhimet për komunitetet joshumicë dhe çështjet e kërkesave financiare dhe të pronësisë”, ka thënë Stano. "Përpara takimit të nivelit të lartë të së hënës, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajcak, do të presë një takim të nivelit të ekspertëve mbi temat e diskutuara më parë, përkatësisht personat e zhdukur dhe të zhvendosur dhe bashkëpunimin ekonomik. Këto takime do të zhvillohen gjatë fundjavës”, tha Stano. Ndërkohë një deklaratë lidhur me dialogun ka ardhur nga anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti i cili pretendon se Kosova duhet të jetë e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë por nuk duhet ta teprojë me kërkesa. “Ne nuk jemi të gatshëm të luajmë rolin e të fortit e të ballafaqohemi me problemet që kemi. Ne duhet të punojmë për të mirën e këtij vendi”, tha ai. Ai u shpreh se Kosova dhe Serbia do të gjenden midis përplasjes së vizionit evropian që nuk dëshiron ndryshim të kufijve në rajon, dhe vizionit të Grenell që mund edhe ta pranojë një ndryshim të hartës ekzistuese.

Takimi në Washington

Një nga këshilltarët e posaçëm të presidentit Trump ka folur për mediat ndërkombëtare duke dëhiruar të ngelej anaonim. Ai ka bërë me dije se bisedimet e së premtes do të përqendrohen tek zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si një stimul për t’i shtyrë politikanët e dy vendeve të zgjidhin problemet mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas VOA Këshilltari tha se gjithkush mund ta shohë se situata ka ngecur tek aspekti politik, duke folur gjithmonë për të njëjtat çështje, pa ndonjë përparim.“Presidenti Trump donte të shihte nëse duke u përqendruar tek zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës për të rinjtë, do të ndryshonte disi dinamikën e gjendjes, kështu që për më shumë se një vit, ne jemi përqendruar krejtësisht tek normalizimi ekonomik, për të gjetur një mënyrë që t’i nxisim palët që t’i lënë mënjanë çështjet politike”, tha ai. Këshilltari përmendi marrëveshjet për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor si shembuj, duke i quajtur ato historike dhe pretendoi se në takimin e së nesërmes SHBA do të përpiqen t’i çojnë më përpara këto marrëveshje. Në përgjigje të një pyetjeje të VOA, nëse parashikon se kur ky proces ekonomik do të gërshetohet me atë politik, ai tha se nuk donte të bënte parashikime. “Nëse palët nënshkruajnë diçka që mendojnë se është e drejtë, ndoshta mund të përdorja fjalën balancë. Nëse palët besojnë në fjalën balancë, se po marrin diçka më shumë se sa po japin, dhe mendojnë se është një marrëveshje e mirë, atëherë do të nënshkruajnë. Ne nuk kemi plan sekret, nuk kemi parakushte. I takon palëve”, u shpreh ai. Këshilltari i Posaçëm i Presidentit tha se ai mendon se komuniteti politik i të dyja vendeve nuk ka arritur të sigurojë përparim dhe komunitetet e bizneseve të të dyja vendeve janë të zhgënjyer. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë paragjykim për çfarëdo zgjidhje për të cilën do të bien dakord palët. I pyetur nëse Presidenti Trump do të marrë pjesë në takim, ai tha se presidenti është i përfshirë në proces dhe në diskutimet lidhur me çfarë mund të bëjë pala amerikane për t’u dhënë përparësi projekteve ekonomike.