
Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe tregon si po shkon drejt burgut ish-kryeministri, zbardh planin e tij për të shkaktuar sërish vrasje politike

BE shton presionet për dialogun, Miroslav Lajçak të hënën zbarkon në Kosovë, ja çfarë pritet të vendoset

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Shkurt 2023

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pritet të vizitojë Kosovën më 6 shkurt, derisa, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, ai mund të vazhdojë vizitën në Serbi.
As këtë herë nuk janë bërë të ditura hollësitë e vizitës, vetëm se ai do të diskutojë me bashkëbiseduesit për hapat e ardhshëm të dialogut, sidomos për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.
Lajçak e ka vizituar Kosovën 10 ditë më parë, kur ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryenegociatorin e Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi. Kohëve të fundit, zyrtarë të ndryshëm të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe kryediplomatin e BE-së, Josep Borell, kanë përshëndetur publikisht qëndrimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për propozimin e BE-së.
Këtë plan të BE-së e përkrahin plotësisht edhe Shtetet e Bashkuara, andaj Kosova dhe Serbia janë ftuar disa herë që jenë konstruktive në qasjen ndaj këtij propozimi. Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike. Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në një version të tij, ku nuk përmendet njohja reciproke mes dy vendeve, por përkushtimi i tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Në të njëjtën kohë, Kosovës është duke iu shtruar trysnia për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mekanizmi ndërkombëtar beson se Kosova e ka marrë këtë obligim në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit dhe duhet zbatuar ato.
Vuçiç, në anën tjetër, i ka konsideruar këto kushte si “përralla“. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.
Më të lexuarat


Marrëveshja Kosovë- Serbi ende pa një vendim, Kurti i prerë thotë fjalën e fundit: Pa aneksime, saktë dhe transparente, të arrihet sa më shpejtë...

Çfarë po ndodh? Pas marrëveshjes Serbi-Kosovë në Maqedoni të Veriut, dy shtetet thirren përsëri në takim urgjentë, zbardhet çështja për diskutim

Parandalohet sulmi terrorrist në shtetin fqinj, do vdisnin të paktën 50 persona. Zbardhen detajet e rënda

Një bllok i fuqishëm në kufirin e Rusisë, amerikanët do të marrin kontrollin e 3 deteve, ja plani i bujshëm i SHBA për ndryshimin e hartës së Evropës, si do të preket Serbia dhe pse Vuçiç është tmerruar

Parandalohet tragjedia në Greqi! Planifikuan sulm ndaj një restoranti hebre, e pësojnë keq dy terroristët pakistanez: Për çdo vrasje do ‘shpërbleheshim’ me…

Maqedonia e Veriut goditet nga tërmeti minutat e fundit. Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

E frikshme/ “Arma për të hedhur në erë arritjen”, ja si ndikimi dhe ‘spicat’ e Rusisë mund të japin goditjen fatale marrëveshjes Kosovë-Serbi

Serbia i bën presion Kosovës: Asociacioni është vija jonë e kuqe, të themelohet tani

“Presione diplomatike”, presidentja e Greqisë Sakellaropoulou jep lajmin e HIDHUR për Kosovën: Dhe pse jemi të gatshëm, përsëri vijojmë të mos…

Një bllok i fuqishëm në kufirin e Rusisë, amerikanët do të marrin kontrollin e 3 deteve, ja plani i bujshëm i SHBA për ndryshimin e hartës së Evropës, si do të preket Serbia dhe pse Vuçiç është tmerruar
