BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

BE vihet në lëvizje për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiç thirret në Bruksel, pas tij radha e Albin Kurtit

BE vihet në lëvizje për dialogun Kosovë-Serbi,

Brukseli është duke ndërmarrë hapat e nevojshme në përpjekje për të përgatitur një terren sa më të favorshëm në lidhje me dialogun mes Kosovës dh Serbisë. Strategjia e zgjedhur nga Bashkimi Europian me sa duket është një takim personal me secilin nga liderët e dy shteteve, një takim ku mund të sqarohen shumë gjera dhe të vendosen direktivat e nevojshme, dhe më tej një takim mes emisarëve të BE dhe presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës, njëkohësisht. Takimet e para do të jenë të organizuara me të parin e shtetit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili do të jetë në Bruksel më 26 dhe 27 prill. Vuçiç pak ditë më parë sqaroi se në vizitën e tij në Bruksel do të kishte takim me përfaqësues të lartë europianë, duke përfshirë këtu presidenten e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyn, Përfaqësuesin e lartë Josep Borrell si dhe Komisionerin për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Verhelyi dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian mbi dialogun me Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Presidenti serb gjithashtu kishte bërë me dije se pritshmëritë e tij janë që procesi i dialogut të rifillojë në maj ose qershor. Ndërkohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në vizitën e tij zyrtare në Bruksel gjatë 28-30 prillit, pritet që të takojë presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenten e KE Ursula von Der Leyn, Josep Borrell si dhe Komisionerin Verhelyi. Mes liderëve të dy vendeve gjithsesi nuk do të ketë asnjë takim, dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. “Kryeministri Kurti do të ketë një vizitë zyrtare në Bruksel kah mesi i javës së ardhshme ku do të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë takim në mes kryeministrit Kurti dhe zotit Vuçiç”, ka deklaruar zoti Kryeziu.

 

Detajet

Tema e takimeve të të dy liderëve me zyrtarët e lartë europianë pritet që të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, përballja me pandeminë dhe ndihma që në këtë drejtim ofron BE-ja si dhe procesi i reformave. Gjithsesi edhe bisedimet me kryeministrin Kurti edhe ato me presidentin Vuçiç, pritet të shfrytëzohen për të përgatitur terrenin për një takim të tyre për të shënuar vazhdimin e dialogut në nivelin e lartë. Takime të tilla nuk ka pasur që nga muaj shtator, kur në Bruksel janë takuar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Vuçiç. REL ka raportuar se sipas burimeve diplomatike në Bruksel, BE-ja do të dëshironte që takimi i parë Kurti-Vuçiç të realizohet sa më shpejt, por realisht një takim i tillë pritet të ndodhë diku në muajin maj. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka më 2011. Ky proces thuhet se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve. Mimoza Kusari-Lila, shefe Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, parti kjo e cila është në pushtet, tha se procesi i dialogut me Serbinë duhet të ketë një rifillim me parime të vendosura dhe sipas saj, për këtë proces duhet të ketë një unitet brenda spektrit politik të Kosovës. Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se qeveria e Kosovës shumë shpejt do të dalë me një qëndrim në lidhje me dialogun. “Ky është një proces që ka filluar shumë gjatë, dhe që duhet të ketë një ristartim me parime të vendosura qartë dhe unitet brenda spektrit politik. Është kompetencë e Qeverisë dhe së shpejti pritet që edhe qeveria të prezantoj qëndrimin e saj për dialogun me Serbinë”, ka thënë Kusari-Lila. Ajo ka shtuar se duhet të ketë unitet politik jo vetëm për dialogun po edhe për çështjet tjera. “Ne në Kuvend mbesim të përkushtuar që në çështjet e dialogut dhe jo vetëm si shumicë të ngremë grupet punuese dhe të kemi një kompromis për arsye se një mori temash kanë mbetur pa u përmbyllur”, sqaroi ajo. Nga Qeveria e Kosovës më herët kanë thënë se janë katër parimet që Kurti ka vendosur për dialogun: Të pranohet realiteti se Kosova është e pavarur; Serbia të pranojë të vërtetën për krimet që ka kryer; Kosova dhe Serbia të jenë palë të barabarta në dialog dhe parimi i katërt, që nga dialogu dhe marrëveshja finale të përfitojnë qytetarët.

Më të lexuarat