BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Rajoni

Bëhet publike data, Kurti dhe Vuçiç takohen më 15 qershor, ndërmjetësues Borrel dhe Lajçak

Bëhet publike data, Kurti dhe Vuçiç takohen më 15

Bashkimi Europian ka zgjedhur 22 vjetorin e Marrëveshjes së Kumanovës që i dha fund luftës mes Kosovës dhe Serbisë, për të bërë me dije datën e takimit mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç në kuadër të vijimit të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli. Zëdhënësi i bashkimit Europian Peter Stano ka njoftuar se takimi mes dy liderëve Kurti dhe Vuçiç do të zhvillohet më 15 qershor. “Raundi tjetër i dialogut i ndërmjetësuar nga BE-ja do të mbahet të martën e ardhshme më 15 qershor, ku do të takohen presidenti Aleksander Vuçiç dhe kryeministri Albin Kurti”, është shprehur Stano, i cili ka shpjeguar se ashtu siç edhe pritej, rolin e ndërmjetësuesit në këto takime do ta mbajë Kryediplomati evropian Josep Borrell dhe i dërguari i Posaçëm i unionit për dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak. Ndërkohë dita e zgjedhur duket si një ditë tepër simbolike, duke qënë se 22 vite më parë u shënuar fundi i regjimit të Sllobodan Millosheviçit, me nënshkrimin e Marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës. Lidhur me këtë fakt është deklaruar kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, i cili tha se falë NATO-s dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kosova frymon e lirë si shtet i pavarur.

Kërkesat e opozitës

Më tej zoti Hoxhaj i është drejtuar kreut të ekzekutivit kosovar, zotit Kurti se duhet të krijohen kushtet për miratimin e një rezolute në Kuvend për qëllimet dhe objektivat e reja të dialogut me Serbinë. Hoxha e ka lidhur këtë kërkesë me faktin që kryeministri Kurti është shprehur se dialogu i udhëhequr nga ai nuk do të jetë një vijim i dialogut të deritanishëm, por një proces krejtësisht i ri. “Meqenëse kryeministri Kurti mendon që nuk do të vazhdojë dialogun e vjetër, por të ri. Atëherë sille në Kuvend të rezolutë të re, me qëllime të reja dhe objektiva të reja. Kemi pa dështimin e qeverisë Kurti në tri nivele. Në nivelin e parë kemi pa se nuk ka program, së dyti nuk ka përmbajtje, shihni mbledhjet e qeverisë. Aty merren vendime burokratike dhe nuk profil kjo qeveri dhe mbi të gjitha kjo qeveri nuk ka standard. Po shohim nepotizëm, ministra me aktakuza. Nuk ka pasur qeveri më të dobët se qeveria Kurti në 100 ditët e para”, është shprehur i pari i PDK-së. Sipas Marrëveshjes së Kumanovës, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova. Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, gjatë të cilës mbi 10 mijë njerëz janë vrarë, rreth 5 mijë të tjerë të zhdukur dhe mbi 1 milion shqiptarë të zhvendosur. Shkatërrimet materiale po ashtu kanë qenë masive. Ndërkohë, më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së Aleancës së Atlantikut të Veriut, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.