Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Behgjet Pacolli mbështet Asociacionin: Shqiptarët e kanë patur më të nevojshme se serbët një formë grupimi të komunave të tyre

Behgjet Pacolli mbështet Asociacionin: Shqiptarët e kanë patur më të nevojshme se serbët një formë grupimi të komunave të tyre

Postuar: 13/09/2015 - 12:54

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka përkrahur themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptarë në Serbi derisa ka thënë se ky veprim do të duhej bërë para negociatave të Kosovës me Serbinë.
 
Pacolli shprehet se për t’u bërë krejtësisht i ligjshëm Asociacioni i shqiptarëve duhet të ndryshohen ligjet dhe Kushtetuta e Serbisë.
 
Shkrimi i plotë i Behgjet Pacollit në Facebook
 
Janë të mirëpritura të gjitha format e organizimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që do të sjellin përparim real të statusit të tyre, përmirësim të të drejtave njerëzore, individuale dhe kolektive. Në këtë kuptim unë e vlerësoj vendimin e sotëm të Këshilltarëve shqiptarë të Luginës për të krijuar një formë grupimi të komunave me shumicë shqiptare. Ndërkohë doja të nënvizoja diçka që është mjaft e rëndësishme.
 
Ky vendim do duhej të ishte marrë më përpara firmosjes së Marrëveshjes për krijimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Bruksel. Shqiptarët e kanë patur më të nevojshme se serbët një formë grupimi të komunave të tyre. Ata vuajnë shumë dhe mbi të gjitha diskriminim ekonomik që është themeli i të gjithë llojeve të tjera të diskriminimeve. Nëse shqiptarët e Serbisë do të kishin miratuar më parë një formë të tillë organizimi, atëherë ky fakt do të ndikonte për mirë në pozicionin e palës kosovare në negociatat e Brukselit për Asosacionin e Komunave serbe. Pra me këtë fakt në dorë, pozita negociuese e Kosovës do të forcohej. Nëse Serbia do të reagonte si po reagon sot ndaj Preshevës, atëherë ajo në Bruksel s’do mund të kishte stekë të lartë për pretendimet e veta ndaj Kosovës.
 
Dhe diçka tjetër në lidhje me të ashtuquajturin reciprocitet, i cili mjerisht s’mund të jetë i plotë... Me Asosacionin e Komunave serbe, Serbia u detyrua të pranojë zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës së Kosovës në gjithë territorin tonë. Dhe shqiptarët në Serbi janë të detyruar të veprojnë brenda ligjit dhe Kushtetutës së Serbisë. Ama për fat të keq që Asosacioni shqiptar të fitojë fuqi reale, do duhet të legalizohet nga shteti serb. Do duhej të ndryshoheshin ligje serbe, do duhej të miratohej nga Parlamenti serb. Po a do ndodhë kjo? Krijimi i Asosacionit është vetëm hapi i parë.
 
Sidoqoftë edhe pse vonë, të bëhet dhe ne nga Kosova do ta mbështesim fuqishëm këtë veprim.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 19:42

Kongresmeni amerikan Eliot Engel paralajmëron kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
 

Postuar: 18/11/2019 - 19:37

Pediatrja Alma Dresovic është pediatrja nga Mali i Zi, e cila shpëtoi një fëmijë që kishte gëll

Postuar: 18/11/2019 - 18:57

Mijëra qytetarë dhe zyrtarë kroatë morën pjesë sot në ceremoninë përkujtimore në Vukovar në për

Postuar: 18/11/2019 - 18:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka lënë ambientet e spitalit ku u shtrua të premten (15 në

Postuar: 18/11/2019 - 16:39

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deputeti i IRDK, Elbert Krasniqi, i është bashkuar sot në g

Postuar: 18/11/2019 - 15:17

Prokuroria Speciale edhe këtë vit vazhdoi ikjen nga marrja e përgjegjësive për trajtimin e rast

Postuar: 18/11/2019 - 15:03

Nënkryetari i OVL të UÇK, Nasim Haradinaj, ka thënë se ftesat kanë për qëllim njollosjen e luft