BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Rajoni

“Bënte viktimën”, moderatorja e njohur greke nxjerr bisedat private me pilotin 32-vjeçar pas vrasjes së Caroline: Më tha jam në një situatë të keqe! (VIDEO)

“Bënte viktimën”, moderatorja e njohur greke nxjerr

Moderatorja e njohur greke Angeliki Nikolouli ka bërë publike bisedat e saj me pilotin Babis Anagnostopolus, në lidhje me vrasjen e bashkëshortes së tij Caroline.

Gazetarja tregon se “32-vjeçari bëri sikur ishte viktimë dhe u përpoq në çdo mënyrë të turbullonte ujërat dhe të çorientonte hetimet”

Gazetarja Nikolouli mbajti kontakte të drejtpërdrejta me pilotin gjatë gjithë këtyre 37 ditëve nga vrasja e 20-vjeçares, mirëpo piloti që shmangu takimin me të.

32-vjeçari bëri sikur ishte viktimë dhe u përpoq në çdo mënyrë të turbullonte ujërat dhe të çorientonte hetimet, sipas asaj që u dëgjua në shfaqje.

Ndër të tjera, piloti i tha prezantueses: “Në këtë fazë të kërkimit tim më është kërkuar të mos zbuloj informacione specifike, sepse keqinterpretimi nga publiku mund të komplikojë ose vonojë procesin, diçka që askush prej nesh nuk e dëshiron. Edhe në një shfaqje me reputacion si e juaja. Unë jam ende në një situatë të keqe, zonja Nikollouli, për të folur për gruan time. Me lendon mua. E di që doni të ndihmoni siç bëni gjithmonë, shpresoj të flasim së shpejti. Unë jam çdo ditë me Policinë që po heton shumë. Dhe unë u kam treguar atyre besim ”.

Kur Angeliki Nikolouli këmbënguli ta takonte, ai gjente vazhdimisht justifikime.