Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Beogradi dënon Kosovën për shvlerësimin e votave nga Serbia

Postuar: 12/11/2019 - 17:15

Serbia ka dënuar sot duke e quajtur “farsë shoviniste” vendimin e autoriteteve zgjedhore në Kosovë për skualifikimin e më shumë se 3,700 votave të dërguara nga Serbia për zgjedhjet parlamentare të muajit të kaluar.
 
Komisioni elektoral i apelit në Kosovë urdhëroi rinumërimin e votave në gjysmën e pikave të votimit dhe shpalli të pavlefshme 3,782 vota të dërguara nga Serbia.
 
Votat e serbëve të Kosovës që jetojnë në Serbi u sollën në vend nga zyrtarë serbë, ndryshe nga herët e tjera kur zhvendosja u krye nga zyrtarë të OSCE.
 
Partitë politike dhe grupet civile në Kosovë argumentuan se kjo ishte ilegale pasi votat e diasporës dërgohen me postë.
Kreu i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se vendimi tentonte formalizimin e përjashtimit të serbëve të Kosovës.
 
 “Vetëm votat serbe nga Serbia qendrore u anulluan në këtë farsë shoviniste, duke formalizuar politikisht përjashtimin e popullit tonë nga Kosova e Metohija”, tha Gjuriç në një deklaratë.
 
Pas masës së anulimit partitë kosovare NISMA deh AKR arritën të kalojnë pragun e futjes në parlament.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 19:54

Parlamenti i Bosnje dhe Hercegovinës, zgjodhi sot kryeministrin e ri të vendit. Zoran Tegeltija do të jetë kryetar i Këshillit të Ministrave në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
 

Postuar: 05/12/2019 - 18:34

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka dënuar ashpër sot komentet e krerëve të qe

Postuar: 05/12/2019 - 18:15

Në një lëvizje që pritet të vështirësojë më shumë arritjen e kompromisit mes Kosovës dhe Serbis

Postuar: 05/12/2019 - 15:37

Një ish-ministër serb i qeverisë së Kosovës është dënuar me dy vite burg për mohimin e krimeve

Postuar: 05/12/2019 - 15:17

Kryeministri Zoran Zaev gjatë qëndrimit të sotëm në fshatin Vollkovë të Komunës së Gjorçe Petro

Postuar: 05/12/2019 - 15:14

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer tha në Sarajevë se

Postuar: 05/12/2019 - 15:11

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka mbrojtur s