BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Rajoni

Beogradi në alarm nga prezenca ushtarake kroate në Kosovë, valë sulmesh dhe akuzash nga zyrtarët serbë

Beogradi në alarm nga prezenca ushtarake kroate në Kosovë,

Retorikat midis Kroacisë dhe Serbisë janë ende goxha të tensionuara. Shkak për këtë është Kosova dhe deklaratat e kryediplomatit kroat në Kosovë. Ministri i Jashtëm dhe për Çështje Europiane i Kroacisë, Gordan Grlic Radman ka vizituat Kosovën ditën e enjte, vizitë gjatë së cilës takoi presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla. Një deklaratë e dhënë në konferencën e përbashkët mes dy kryediplomatëve është ajo që ka nxitur edhe reagimet serbe. Ministri i Jashtëm kroat, është shprehur se në Kosovë po krijohet një kamp ushtarak. Sipas tij ky kamp, po krijohet për të rritur stabilitetin, për të krijuar siguri edhe më të madhe në rajon si dhe theksoi mbështetjen e këtij shteti në dialogun Kosovë-Serbi. “Ne kemi vendosur të ngremë një kamp ushtarak në Kosovë që do të kontribuojë për stabilitetin. Kroacia së fundmi ka vendosur të rrisë kontigjentin e vet brenda NATO-s në misionin e vet paqeruajtës në Kosovë – KFOR dhe ky i fundit ka rëndësi të posaçme për Kroacinë, sepse është stacionuar në fqinjin më të afërt që mund të ketë implikime të veçanta për stabilitetin e mbarë rajonit”, është shprehur ministri kroat, duke nënkuptuar kështu edhe shprehjen kundër ndryshimit të kufijve në rajon. Ai shprehu shpresën se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në qershor dhe përcolli pritjen që pavarësia e Kosovës do të njihej nga vendet që deri tani nuk e bënë këtë.

Reagimet

Fjala e ministrit kroat në Kosovë është konsideruar si një provokim i ashpër nga media dhe shteti serb. Lideri i radikalëve serbë, Vojislav Sheshel, ka deklaruar për mediat serbe se kroatët duan të ndërtojnë bazë ushtarake në shtetin e ‘rremë’ të Kosovës, në mënyrë që t’u japin instruksione që serbëve në Kosovë t’ua bëjnë atë që ua kanë bërë serbëve në Republikën Srpska dhe në Kroaci. “Kroatët duhet të paralajmërohen se ajo që po bëjnë nuk është e ligjshme. Ushtarë legalë në Kosovë, kur janë ndërkombëtarë, janë vetëm ata që dërgohen në kuadër të KFOR-it, kurse ata që shkojnë jashtë KFOR-it dhe që bëjnë një bazë të veçantë kroate, për neve kanë statusin e një skuadre banditësh. Le të mos habiten nëse një ditë i gjuajmë me raketa dhe shkatërrojmë gjithçka atje, kurse ata që eventualisht do t’i zëmë robër dhe do t’i dënojmë si banditë me burgime të gjata. E drejta ndërkombëtare nuk i mbron ata”, ka thënë Sheshel. Ndërkohë ditën e djeshme, ministri Radman deklaroi se Serbia është e vetëdijshme për presionin ndërkombëtar kur bëhet fjalë për njohjen e Kosovës dhe shtoi se rruga e Serbisë për në BE kalon përmes Kroacisë. Ai shtoi se Zagrebi mbështet rrugën evropiane të Serbisë, por në të njëjtën kohë, me rastin e deklaratave të ministrit serb të Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ai paralajmëroi se kjo rrugë “kalon edhe nëpër Kroaci”. Ai e akuzoi Vulinin, i cili e quajti Kroacinë dhe Kosovën “vëllezër të armëve”, për “promovimin e politikës së mundur të Serbisë së Madhe” dhe për kundërshtimin e pabazë ndaj Kroacisë, e cila tha se kurrë nuk ka pasur aspirata për të territoret e të tjerëve. “Serbia është e vetëdijshme për një presion të caktuar ndërkombëtar kur bëhet fjalë për njohjen e Kosovës, sepse ky është realiteti, dhe pastaj ata duan të projektojnë zhgënjime të caktuara ndaj Kroacisë”, tha Radman.

Presidenti kroat tërhiqet përpara Serbisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm kroat duke thënë se Kroacia po “poshtëronte Serbinë” duke rritur numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it. Homologu i tij kroat Zoran Milanoviç bëri me dije se shtimin e forcave ushtarake kroate në Kosovë nuk e shohin si provokim ndaj Serbisë dhe se nëse do ta dinte që një deklaratë e tillë do të ishte kaq shqetësuese për Serbinë, do të kishte biseduar paraprakisht me homologun e tij serb. “Ushtarët kroatë janë kryesisht atje për të mbrojtur Kroacinë, dhe format e tjera të bashkëpunimit janë të dëshirueshme. Kosova është njohur nga i gjithë BE, përveç pesë vendeve, kështu që kjo është një marrëveshje e kryer, nuk është një provokim për Serbinë”, tha fillimisht presidenti kroat.

Më të lexuarat