
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Beogradi “në flakë” nga protestat, Vuçiç bën paralajmërimin e frikshëm, kryeministrja serbe gati të japë dorëheqje, ja pse vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje shumë shpejt

Shkruar nga Elmas Bogdani 5 Qershor 2023

Dukej si “zemërim” që do të kalonte pas tre ditësh, por protestat e serbëve janë shndërruar në një sfidë gjithnjë e më serioze për presidentin Aleksandër Vuçiç, ndoshta më e madhja me të cilën ai është përballur që nga ardhja në pushtet 11 vjet më parë. Dhjetëra mijëra persona kanë dalë sërish dje në protestë në Beograd me qindra mesazhe në pankarta kundër presidentit Vuçiç, shumë prej tyre duke i bërë thirrje atij të jepte dorëheqjen, për të disatën. Madje, kishte edhe një kukull të varur, me imazhin e tij, megjithatë presidenti është shprehur se nuk i bën përshtypje. “Detyra ime është të duroj marrëzi të tilla. Unë jam presidenti i republikës dhe detyra ime është të duroj edhe kërcënimet me vdekje. E bëjnë çdo ditë. Ka më shumë se 200 kërcënime me vdekje që më drejtohen çdo ditë. Kur je president, duhet të mësosh të tolerosh”, ka thënë Vuçiç. Një protestë e re është planifikuar për javën e ardhshme, dhe nuk dihet se kur do t’i gjendet fundi “kalvarit të vështirësive” të presidentit, që më shumë se kurrë është këmbëngulës dhe nuk heq dorë nga idetë e tij, e aq më tepër nga pushteti.
Zgjedhje të reja
Dje, Vuçiç, ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të lejojë formimin e një qeverie tranzitore. Mediat serbe raportojnë se ai theksoi se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje në Beograd, por do të ketë edhe disa zgjedhje të tjera. "Nuk do të ketë qeveri tranzitore sa të jem president i republikës, apo sa të jem gjallë. Ose mund të më ndërpritet mandati siç u propozua dje para kuvendit”, theksoi presidenti serb”. Ai e shpjegoi qëndrimin e tij duke thënë se qeveria kalimtare "nuk do të jetë qeveria e Serbisë, por qeveria e grupeve të interesit". “Kjo qeveri do ta shkatërronte Serbinë për gjashtë muaj, shtatë ose tetë herë më shpejt se DOS-I”, tha ai në festën e Ditës së Policisë. Në të njëjtë linjë ka qenë edhe kryeministrja e vendit, Ana Brnabiç. Edhe për të është kërkuar që të lërë postin, dhe ajo, ndryshe nga Vuçiç, ka shprehur gatishmëri për ta konkretizuar, të japë dorëheqjen në çdo moment, por ka shtuar se presidenti i Serbisë “për momentin e refuzon” këtë mundësi. Ajo ka shkruar në Twitter se Partia Progresive Serbe është gati për zgjedhje. “Vuçiç e di këtë dhe për momentin refuzon. Ai mund të ndryshojë mendje, nuk ka problem, ne jemi gjithmonë gati për zgjedhje”, ka shkruar Brnabiç në Twitter. Ajo po ashtu ka ripërsëritur se “sigurisht i mbetet besnike Serbisë dhe Vuçiçit”.
Kërkesat e opozitës
Duke folur për kërkesat e protestës, Vuçiç vuri në dukje se disa prej tyre janë përmbushur ndërsa disa mund të diskutohen fare. Ai rikujtoi se Ministri serb i Edukimit, Branko Ruzhiq ka dhënë dorëheqjen dhe theksoi se nga kjo javë do të mbyllet reality show në Tv Pink.Ndërsa sa i përket Bratislava Gashiq, Ministrit të Punëve të Brendshme, Vuçiç tha se nuk do të lejonte kurrë shkarkimin e tij.“Ata duan të rrëzojnë një nga më të mirët prej nesh, për çfarë? Policia nuk ka mundur ta parandalojë tragjedinë në Ribnikar, policia ka bërë punën e saj. Nuk ka njeri në botë që do të akuzonte policinë dhe udhëheqjen shtetërore për një gjë të tillë. Për të mos përmendur thirrjet për protesta. Do të hyjë në historinë e marrëzisë” theksoi presidenti, duke shtuar se Gashiq nuk mund të zëvendësohet, vetëm sepse kjo është “teka e dikujt”.
Protesta e pestë
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Serbisë të shtunën për të pestën herë në një muaj, pas dy vrasjeve në masë që tronditën kombin. Turma, duke brohoritur parulla kundër presidentit Vuçiç, parakaloi rrugëve të Beogradit, për t’u mbledhur para selisë së tij në qendër. Studentët e universitetit udhëhoqën parakalimin, duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Serbia kundër dhunës!” Protesta e së shtunës, që ka të ngjarë të jetë më e madhja deri tani, ishte disi ndryshe nga ato të mëparshmet. Gazetarët e pavarur që mbulonin parakalimin panë grupe të krahut të djathtë të infiltruar për të promovuar agjendën e tyre nacionaliste. Analistët thonë se disa nga grupet kanë lidhje të ngushta me shërbimin serb të sigurimit. Disa nga sulmuesit kishin bluza me mbishkrimin rus Z, simbol i agresionit rus në Ukrainë.
Më të lexuarat


Vrasja e policit në veri, ministri Svelça zbulon detaje tronditëse: Kemi gjetur dokumente ruse, Rusia dhe Serbia janë në të njëjtën linjë

Sulmi në Banjskë/ Serbët nderojnë terroristin e vrarë në Kosovë, heshtje në stadium dhe... (Video)

“Ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë”/ Vuçiçin e kap frika: Do të tërheqim forcat tona nga ajo zonë

Ushtria serbe niset drejt vijës kufitare me Kosovën, vjen reagimi nga qeveria dhe zbardh detajet

Ambasadori britanik në Beograd ultimatum Serbisë: T’i nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë

Publikohet audio-përgjimi/ “Jam i shqetësuar", si Ivanoviç paralajmëroi para vrasjes së tij për Radoiçiç: Ky është krimineli, mbajeni mend çfarë po ju them!

Tensionet në Veri/ Propozimi urgjent i deputetes britanike: Të krijohet një aleancë e re SHBA-Britani-Kosovë

Osmani takon ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së, zbardhen detaje të rëndësishme nga biseda

Sulmi në Banjskë/ Albin Kurti flet për ‘Al Jazeera’, akuzon Beogradin për nxitje të dhunës dhe zbulon skenarit e frikshëm të presidentit serb: Ja çfarë po synon Vuçiç në Kosovë

Sulmi në Banjskë/ Autoritetet e Kosovës i dorëzojnë Serbisë trupat e tre terroristëve, çfarë pritet
