BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Rajoni

Beogradi revoltohet me Kroacinë: Po na mohoni të drejtat, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur të njëanshme të Kosovës

Beogradi revoltohet me Kroacinë: Po na mohoni të drejtat, Serbia nuk

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, i është përgjigjur deklaratës së kreut të diplomacisë kroate, Gordan Grliç Radman, i cili ka deklaruar publikisht se Serbia do të njohë shumë shpejt Kosovën si shtet të pavarur. Ai hodhi poshtë këtë lajm dhe deklaroi se Beogradi nuk ka ndërmend ta bëjë këtë lëvizje. “Serbia, përkundër dëshirës së ministrit kroat, nuk do të njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të provincës së saj jugore, dhe për këtë ka një sërë arsyesh të vlefshme dhe argumentet e saj bazohen fort në të drejtën ndërkombëtare, në rezolutën juridikisht të vlefshme 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pra mbi parimet themelore mbi të cilat mbështeten marrëdhëniet moderne ndërkombëtare”, tha Selakoviç ditën e djeshme. Ai vlerësoi se qëndrimi i diplomacisë kroate për këtë çështje është kontradiktor sepse mbron integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, dhe në të njëjtën kohë ia mohon Serbisë të njëjtat të drejta, e cila, siç tha ai, nuk është as parimore e as fqinjësore. “Parimet e së drejtës ndërkombëtare duhet të jenë universale që të jenë fare parime dhe çdo devijim nga rregullat dhe pranimi i precedentit në fakt e bën të pakuptimtë të drejtën ndërkombëtare dhe shkatërron themelet e saj”, tha kreu i diplomacisë serbe. Ai shton se, pikërisht për këtë, një numër në rritje i vendeve janë të gatshme të tërheqin njohjen e Kosovës së vetëshpallur dhe shprehu shpresën se edhe Republika e Kroacisë do të ndjekë atë rrugë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë ditët në vijim, pasi ndërkombëtarët vazhdojnë të ushtrojnë një presion të fuqishëm ndaj Serbisë, pasi kërkojnë të ndryshojnë politikën e Vuçiçit me dy karrige. Prioritet është njohja e Kosovës nga Serbia dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë.