BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj Arbër Paplekajt

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ja çfarë ndodhi sot me gjyqin ndaj
x
BREAKING NEWS

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e targave që fundosën ushtarin e Martinaj

“I mori për Visin”, zbardhen detaje të reja nga vjedhja e
x
BREAKING NEWS

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i menjëhershëm nga BE

Draft-propozimi i Shqipërisë për Asociacion, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i PD-së ja ‘plas’ në sy kandidates për ambasadore në Izrael: Nuk ju shoh për këtë post, Cv-ja juaj...

“Diplomacia është kthyer në vend qokash”/ Deputeti i
x
BREAKING NEWS

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin për ushtarin e Vis Martinajt

Ndihmoi në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata jep vendimin
x
BREAKING NEWS

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së gjyqtares, zbardhet denoncimi i bashkëshortit të saj: Ishim në punë kur...

Dalin në dritë detaje të reja nga grabitja e banesës së
x
BREAKING NEWS

A mund të vazhdohet pas çdo humbje, me argumentin na vodhën zgjedhjet? Gazetarja e njohur ‘zë ngushtë’ Berishën, ja reagimi i tij

A mund të vazhdohet pas çdo humbje, me argumentin na vodhën
x
BREAKING NEWS

SPAK e burgosi, Vangjush Dako përfundon në të njëjtën qeli me...

SPAK e burgosi, Vangjush Dako përfundon në të njëjtën
x

Rajoni

Biden “ping-pong” me Netanyahun për reformën gjyqësore: Të heqë dorë, nuk e ftoj në Shtëpinë e Bardhë

Biden “ping-pong” me Netanyahun për reformën

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duket se kanë nisur një “luftë fjalësh” në distance dhe “molla e sherrit” është bërë pikërisht reforma gjyqësore, që i nxori izraelitët në rrugë, për ta kundërshtuar. Biden i bëri thirrje Netanyahu-t që të heqë dorë nga legjislacioni i tij aktual i rishikimit gjyqësor, duke thënë se ai ishte "shumë i shqetësuar" për demokracinë izraelite dhe duke e paralajmëruar se Izraeli nuk mund të vazhdojë në këtë rrugë. "Shpresojmë se kryeministri do të përpiqet të arrijë një kompromis të vërtetë, por kjo mbetet për tu parë," tha Biden. Po ashtu, ai dha një "Jo" të prerë kur u pyet nëse do ta ftonte Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar: “Jo tani afër”. I pyetur nëse kishte folur me kryeministrin izraelit në telefon për situatën, Biden mohoi, por tha se i kishte dërguar njëmesazh përmes ambasadorit. Presidenti amerikan nuk la pa sqaruar që nuk po ndërhynin në punët e Izraelit, pasi sipas tij të gjithë e dinin qëndrimin e Amerikës dhe amerikanëve. Mirëpo, Netanyahu u përgjigj shpejt, duke këmbëngulur se ai po kërkonte të rivendoste ekuilibrin e duhur midis tre degëve të qeverisë përmes konsensusit. Duke kundërshtuar Biden, kryeministri deklaroi se Izraeli nuk do të merrte vendime bazuar në presionin e jashtëm, madje edhe nga miqtë më të mirë. Pas një udhëtimi jashtë Uashingtonit, Biden iu rikthye çështjes, duke thënë se priste që Netanyahu të hiqte dorë përfundimisht nga legjislacioni, jo vetëm ta shtynte atë.Kjo reformë, që ka shkaktuar trazira në Izrael, mendohet që do të kufizojë autoritetin e Gjykatës së Lartë dhe do t’u japë politikanëve kompetenca më të mëdha mbi përzgjedhjen e gjyqtarëve.

Më të lexuarat