BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Rajoni

Bilanc “lufte” në Podgoricë, 10 viktima dhe disa të plagosur nga sulmi me armë në Mal të Zi, ekzekutohet autori 34-vjeçar, Abazoviç shpall 3 ditë zie kombëtare

Bilanc “lufte” në Podgoricë, 10 viktima dhe disa të

Një tragjedi ka ndodhur dje në Mal të Zi ku janë vrarë 10 persona dhe janë plagosur 6 të tjerë. Pas një konflikti në familje, një 34-vjeçar i identifikuar si Vuko Boriloviç ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë edhe njerëz në rrugë në afërsi të vendbanimit të tij në qytetin Cetinje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Ndërkohë autori është ekzekutuar nga policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është përpjekur të neutralizojë situatën. Mes viktimave janë edhe fëmijë ndërsa mes të plagosurve që janë dërguar në Qendrën Klinike për trajtim mjekësor është edhe një polic. Sipas mediave malazeze, autori ka qenë i armatosur me një armë gjahu teksa po ecte nëpër lagjen e qytetit Cetinje nga ku më pas ka filluar të qëllojë. Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili me anë të një mesazhi në rrjetin social Telegram ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave. "Ka ndodhur një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend. Ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të luten për familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit, miqtë e tyre dhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit historik të Cetinjës", shkruan Abazoviç. Në vendngjarje ishte dhe prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Kryeministri Dritan Abazoviç tha se masakra e ndodhur ditën e djeshme në Cetinje ku u vranë 10 persona dhe 6 të tjerë u plagosën është ndër më të rëndat në historinë e malazezëve dhe bëri të ditur se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të qëndrojnë pranë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarëve të Cetinjës”, tha Abazoviç në Telegram.