BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Rajoni

Bisedimet Kosovë-Serbi, Lajçak dhe Palmer takime me zyrtarët në Prishtinë

Bisedimet Kosovë-Serbi, Lajçak dhe Palmer takime me zyrtarët

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-s, Matthew A. Palmer, kanë nisur vizitën e tyre dy ditore në Kosovë.

Dy zyrtarët e lartë, fillimisht kanë shkuar në presidencë ku janë pritur nga kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani. Pas mbarimit të këtij takimi, Lajçak dhe Palmer iu drejtuan zyrës së kryeministrit Albin Kurti, ku tema e diskutimit do të jetë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.

Më herët po gjatë ditës së sotme, Lajçak dhe Palmer janë takuar me krerët e dy partive opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Enver Hoxhaj dhe Lumir Abdixhiku. Mësohet se gjatë takimit me dyer të mbyllura,  Hoxhaj dhe Abdixhiku kanë kërkuar përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse edhe me takime të ndara e të përbashkëta, vizita e dy zyrtarëve shihet si një mesazh i bashkërendimit transatlantik lidhur me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që është kusht për përparimin e të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.

Lajçak dhe Palmer do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë, ndërsa nesër do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, në orën 10:45 në zyrën e BE-së.