BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Blindohet Kosova, NATO i tregon “dhëmbët” Serbisë dhe Rusisë, ja tmerri që do të përjetojë Vuçiç nëse i hap luftë Prishtinës

Blindohet Kosova, NATO i tregon “dhëmbët” Serbisë dhe

Lëvizja e fundit e NATO në Ballkan ka shuar planet serbo-ruse për skenarë destabilizues. Aleanca po përgatitet të shtojë numrin e trupave në Kosovë nëse rriten tensionet në zonat e banuara me pjesëtarë të komunitetit serbë në veri, teksa afron fundi i fatit të vendosur nga Prishtina zyrtare për ndryshimin e targave të makinave. Pra çdo skenar që presidenti serb Aleksandër Vuçiç me në prapavijë Vladimir Putinin merr fund, pasi NATO do të përfshihet nëse shpërthen ndonjë konflikt i armatosur dhe do të nisë bombardimin e . Zëvendës komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR, Luca Piperni, e bëri të qartë ditën e djeshme se janë të vëmendshëm dhe të gatshëm të ndërhyjnë në çdo moment. Luca Piperni, zv/komandat KFOR: Mund të përdorim trupa edhe nga forcat rezervë të cilat ne mund t’i thërrasim brenda një afati të shkurtër. Nëse gjendja përkeqësohet ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë e të qëndrojmë në mes të protestuesve dhe organizatave të sigurisë. Ne kemi forca të mjaftueshme për t’u përballur me situatën. Me atë prani trupash mund t’i japim fund çdo përshkallëzimi. Trazirat në mesin e serbëve të Kosovës lidhur me kërkesën e qeverisë qendrore në Prishtinë që ata të përdorin targat e makinave të lëshuara nga shteti i Kosovës, kanë ngjallur frikën për konflikt ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më shumë se dy dekada pasi NATO-ja bombardoi Serbinë për t’i dhënë fund shtypjes së shumicës shqiptare të Kosovës. Përpjekjet e mëparshme për të zbatuar vendimin për përdorimin e targave të Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe, çuan në përleshje midis policisë dhe serbëve lokalë, të cilët bllokuan rrugët kryesore. Bllokadat u larguan vetëm kur forcat paqeruajtëse të NATO-s ndërhynë dhe Kosova ra dakord të shtyjë afatin për zbatimin e vendimit. Edhe pse e pranoi se  situata është e qetë por e brishtë tani për tani, Piperni shtoi se NATO-ja nuk mund të përjashtojë mundësinë për tensione apo dhunë të sërishme në veri me afrimin e afatit të 31 tetorit.

Mesazhi i koduar i Vuçiçit për NATO

Pak ditë më parë presidenti Aleksandër Vuçiç sfidoi NATO. “Dëshiroj që si betim në Kushtetutë, të them se asnjëherë, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe as nuk do të mungoj në luftën për Kosovën”, tha Vuçiç. Ai akuzoi Kosovën se po nxit tensione me dërgimin e forcave speciale në veri dhe paralajmëroi se rreziku i një përshkallëzimi është i afërt, i menjëhershëm dhe serioz. Madje solli në vëmendje se kapacitetet ushtarako-policore janë dhjetë herë më të forta se para dy dekadave, po ashtu edhe ato të inteligjencës. Ai gjithashtu ka thënë se Serbia ka treguar konstruktivitet, por jo nga frika nga ushtarët e NATO-s.“Serbia nuk është më aq e dobët sa ishte në vitin 1998, 1999, 2004 apo 2008. Forcat tona ushtarake dhe policore janë dhjetë herë më të forta sot. Ne gjithashtu sot posedojmë më shumë mend dhe mençuri dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur paqen për popullin tonë në Kosovë. Nëse vjen deri te ndonjë konflikt, kjo do të ishte fatkeqësi për të gjithë Serbinë”, ka thënë ai. Megjithatë sqaroi se “si komandant i përgjithshëm i ushtrisë, nuk ka ndërmend t’i dërgojë fëmijët serbë në luftë”. “Një mijë vjet negociata është më mirë se një ditë luftë. Ne nuk duhet të largohemi kurrë nga negociatat. Nëse e bëjmë këtë, ne shkatërrojmë vendin tonë”, vijoi ai.

Kosova, “vija e kuqe” për SHBA-BE

Për SHBA-BE nëse Kosova preket nga Serbia apo Rusia, do të ketë ndërhyrje të menjëershme ushtarake. Vuçiç nga njëra anë bën të ‘pafajshmin’ nga ana tjetër përgatitet për luftë.  Presidenti serb së fundmi ka porositur armë për të armatosur serbët. Si duket ‘vasali’ i Putin do të qëndrojë gati dhe të presë momentin e duhur për të sulmuar. Gjithashtu, presidenti serb u shpreh skeptik për rezultatin e bisedimeve në Bruksel. Por politika e tij me dy karrige do të marrë fund shumë shpejt, pasi Brukseli është “lodhur” me lojërat e Vuçiç. Sanksione të fuqishme e presin Serbinë nëse nuk njeh Kosovën, por edhe nëse vazhdon të mbështesë Vladimir Putinin.

Më të lexuarat