BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Rajoni

Bllokimi i negociatave, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria paralajmërojnë pakt përfundimtar pas përfundimit të zgjedhjeve

Bllokimi i negociatave, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria

Arritja e një marrëveshjeje e cila do të zgjidhte konfliktin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, mosdakordim që ndërpreu edhe rrugën europiane të Maqedonisë pas vetos bullgare, paralajmërohet se do të arrihet së shpejti. Bullgaria mban zgjedhjet e treta parlamentare në 14 tetor, ndërsa zgjedhjet lokale në Maqedoni janë përcaktuar të mbahen më 17 tetor. Sinjalet për gjetjen e një zgjidhjeje pas zgjedhjeve kanë ardhur edhe nga kryeministri teknik i Bullgarisë, Stefan Janev dhe ditën e djeshme edhe nga kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Zaev u shpreh se përfundimi i zgjedhjeve në të dy shtetet, krijon hapësira dhe mundësi më të mira në gjetjen e një zgjidhjeje për bllokimin e procesit eurointegrues të vendit. “Kur përfundojnë zgjedhjet, të gjithë politikanët edhe te ne edhe në Bullgari, gjithkund janë më të arsyeshëm dhe mbajnë përgjegjësi më shumë se sa para zgjedhjeve. Me zgjedhje të përfunduara te ne dhe në Bullgari, do të jetë arsye për të pasur mundësi të mirë. Arsyeja e dytë është se në dialog jemi në rrugë të mirë”, deklaroi Zaev. Ai sqaroi se deklaratat e Janev i pranon si një mesazh pozitiv. “Të martën në Slloveni kemi takim me presidentin Radev, bashkë me përfaqësues nga BE, kryeministrin Jansha, të pranishëm në samit do të jetë edhe presidenti Macron dhe liderë të tjerë evropian”, tha Zaev. Nga ana tjetër, Kryeministri bullgar Janev deklaroi se vendi i tij synon që të mbajë kursin që ka marrë deri më tani, pra të mbrojë interesin kombëtar bullgar në mënyrën më të mirë të mundshme, sa i përket dialogut me Maqedoninë e Veriut. “Por mosmarrëveshja midis dy vendeve fqinje nuk duhet të lejohet të transferohet në BE. Bullgaria duhet të përqendrohet në dialog dhe kontakte të vazhdueshme, me autoritetet në Republikën e Maqedonisë Veriore për të kërkuar një zgjidhje në emër të së ardhmes sonë të përbashkët. Ne nuk duhet të varrosemi në të kaluarën, por kërkoni një zgjidhje në të ardhmen”, është shprehur ai. Zoti Janev ka bërë me dije se Bullgaria dëshiron një dialog normal, të ndalojë gjuhën e urrejtjes dhe edukimin për urrejtjen ndaj Bullgarisë. Sipas tij, Sofja pretendon të ndryshojë perceptimin negativ në lidhje me të në popullatën maqedonase.  Ai shtoi se pas fundit të tetorit dhe nëntorit, kur do të ketë zgjedhje politike në Maqedoni dhe Bullgari, dialogu do të fitojë kuptim të ri. Megjithatë ai sqaroi se nuk do të ketë ndryshim në pozicionin bullgar, sepse ai u vendos nga Asambleja Kombëtare Bullgare dhe se vendi nuk do të shantazhohet.

Greqia kundër Bullgarisë

Kundër vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, është shprehur dje edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Ai bëri të qartë qëndrimin e tij se pranimi i Ballkanit në Bashkimin Europian, duhet të përshpejtohet. “Sigurisht, Ballkani Perëndimor nuk mund të mungojë në diskutimin tonë. Me këtë në mendje do të shkojmë në samitin e Lubjanës. Ne u pajtuam që procesi i pranimit në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet në mënyrë që të parandalohet kthimi i rajonit në një vatër problemesh të reja. Gadishulli Ballkanik është evropian; prandaj dhe e ardhmja e tij mund të shihet vetëm përmes Europës”, deklaron Kryeministria greke. Në lidhje me zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka folur edhe presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski. Ai tha se për fat të keq, edhe pse vendi i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian, bisedimet aderuese në union nuk mund të vazhdojnë si shkak i situatës me Bullgarinë. Ai njoftoi se ka shpresë që me Qeverinë e re në Sofje do të vazhdojnë bisedimet, por edhe porosit se vendimi duhet të harmonizohet me Marrëveshjen për miqësi dhe bashkëpunim. “Do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë konstruktive në bisedimet me Sofje. Vendimi i bisedimeve të Bullgarisë duhet të harmonizohet me marrëveshjen për miqësi dhe bashkëpunim të dy vendeve dhe ta respektojë të drejtën e vetëpërcaktimit të kombit tonë, si dhe identitetin nacional dhe gjuhën maqedonase. Shpresoj se pas zgjedhjeve bullgare do t’i vazhdojmë bisedimet me presidentin e sapozgjedhur dhe me Qeverinë politike me pushtet të plotë që do të ketë shumicë në Parlament”, theksoi ai.