BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Rajoni

Bllokohet qeveria e re në Malin e Zi, shqiptarët nuk pajtohen me ndarjen e posteve, ja përplasjet

Bllokohet qeveria e re në Malin e Zi, shqiptarët nuk pajtohen me

Mali i Zi ende nuk ka arritur në një marrëveshje e cila do të çojë në krijimin e qeverisë së re që do të qeverisë vendin në mandatin e radhës. Ditën e djeshme janë bërë të ditura ndarjet e tortës së pushtetit, çka mund të çojë në krijimin e qeverisë. Zdravko Krivokapiç, i mandatuar për krijimin e qeverisë së re, raportohet se Frontit Demokratik i ka ofruar postin e zëvendës kryeministrit si dhe nëntë ministri. Nga ana tjetër, koalicioni “E bardha në të zezë”, koalicion që udhëhiqet nga politikani shqiptar Dritan Abazovç, ka marrë propozimin për të marrë tri ministri, atë të Bujqësisë, Mbrojtjes dhe ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave si dhe postin e zëvendës kryeministrit për sektorin e sigurisë. Nga mediat malazeze raportohet se URA, e cila është pjesë e koalicionit “E bardha në të zezë”, i është përgjigjur negativisht kësaj oferte, duke kërkuar më shumë poste ministrore. Ndërkohë, nga ana e të mandatarit Zdravko Krivokapiç, i është ofruar koalicionit “Paqja është kombi ynë” Ministria e Drejtësisë, Kulturës, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe departamentet e mbetura. Sakaq, Mehmed Zenka, një prej drejtuesit e koalicionit shqiptar “Njëzëri”. Është shprehur që ka bindjen se qeveria e Malit të Zi nuk do të krijohet. Këtë ai e sqaron pas fjalëve të rënda që janë thënë midis individëve nga tre koalicionet që përbëjnë shumicën e re. Zenka hodhi poshtë akuzat se DPS ndikoi në koalicionin shqiptar për të mos iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Zdravko Krivokapiçit. “Qeveri e ekspertëve me kë? Do të ketë pakica në atë qeveri të ardhshme. Partia boshnjake ka vendosur qartë, dhe kështu ka vendosur edhe koalicioni im, përveç koalicionit tjetër shqiptar. Nëse hyn ai koalicion i dytë, mund të themi se ka përfaqësues të një kombi”, tha Zenka.

Ndarjet

Duke iu referuar faktit se Husoviç tha se nuk ka Mal të Zi pa malazezë, Zenka thotë se nuk ka Mal të Zi pa një numër të madh të të rinjve malazezë. “Nëse energjinë e re nuk e formojnë të rinjtë, nuk e mbështet atë, nuk përqendrohet në përfitimet e Malit të Zi, atëherë ne kemi humbur një herë e përgjithmonë”, tha Zenka. Ndërkaq, Lista shqiptare “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” akoma nuk ka vendosur nëse do të hyjë në Qeverinë e re dhe as që ka caktuar një takim me mandatarin Zdravko Krivokapiç. “Vendimi akoma nuk ekziston dhe nuk kemi caktuar akoma një takim të ri me mandatarin”, vjen reagim nga ky koalicion. Njëri nga liderët e koalicionit Nik Gjeloshaj, më parë ka deklaruar se Krivokapiç i ka aprovuar kërkesat e tyre dhe se partitë nacionale do të duhej të bashkëpunojnë me Qeverinë e re. “Aprovimi i propozimeve tona nuk do të thotë se do të participojmë në Qeveri , por është detyrim i yni që të luftojmë për orientimet tona programore dhe ato të jenë të pranueshme nga shumica e re”, ka theksuar Gjeloshaj. Kujtojmë se më parë Gjeloshaj dhe Nimanbegu i kanë dorëzuar Krivokapiç një listë me kërkesat e tyre, ndërsa të gjithë partitë dhe koalicionet e tjera të pakicave e kane refuzuar ofertën e mandatarit për të marrë pjesë në qeveri.