Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Rajoni

Bombë në “X5-ën” luksoze, ekzekutohet në mes të Beogradit “i paprekshmi” i Serbisë

Bombë në “X5-ën” luksoze, ekzekutohet në mes

Një nga emrat e njohur të botës së krimit në Serbi është eleminuar një ditë më parë pas një shpërthimi me eksploziv në makinën me të cilën udhëtonte. “I paprekshmi” i Serbisë, Strahinja Stojanovic, ka gjetur vdekjen pasi “BMW” luksoze e tij shpërtheu papritur.

Mësohet se gjatë shpërthimit ai humbi dy këmbët, por kur shkoi në spital ai ndërroi jetë.

Në momentin e shpërthimit, Stojanovic ndodhej në makinë me missin dhe modelen kolumbiane, Sonja Suarez Gomez, e cila pësoi vetëm disa lëndime të lehta. Bëhet me dije se pak pas shpërthimit, 30-vjeçari ka arritur të bisedojë me mjekët që kanë ardhur për ndihmën e parë, por vetëm pak orë më vonë humbi jetën.

Stojanoviç kishte lidhje të forta në botën e krimit serb. Emri i tij është lidhur publikisht me disa vrasje, por ai kurrë nuk është akuzuar për ndonjë prej tyre.