Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Borisov-Cipras: Ballkanin ta shndërrojmë në rajon të prosperitetit

Postuar: 22/05/2019 - 18:44

Vizioni ynë, i imi dhe Bojkos është shndërrimi gradual i Ballkanit nga rajon i jostabilitetit, konflikteve, luftërave, ndasive, mbizotërimit të nacionalizmit, në rajon të prosperitetit dhe bashkëpunimit në dobi të popujve tanë.
 
Kështu tha sot kryeministri grek, Aleksis Cipras në fjalimin e tij në fshatin Kirkovë, tw Bullgarisë, gjatë fillimit të ndërtimit të interkoneksionit për gaz natyror midis dy vendeve (IGB), në të cilën mori pjesë dhee homologu i tij bullgar, Bojko Borisov.
 
“Greqia dhe Bullgaria, dy vende me histori të gjatë të rivalitetit në të kaluarën, arritëm të kthejmë një faqe tjetër. Ndërtuam marrëdhënie partnere të thellë dhe shumëanësh dhe jam i bindur se mund të luajmë rol kyç në zbatimin e këtij vizioni të përbashkët për Ballkanin dhe rajonin. Pasi kjo është rruga e vetme për të ardhmen e popujve tanë”, tha kryeministri grek.
 
Lidhur me politikën energjetike, Cipras tha se me IGB, Greqia dhe Bullgaria bëhen shtyllat kryesore të strategjisë energjetike të BE.
 
Kryeministri grek tha se një pjesë e madhe e gazit në IGB, do të vijë nga gazsjellësi TAP.
 
Interkonektuesi IGB do të jetë me gjatësi prej 182 kilometrash dhe do t’i lidh sistemin kombëtar grek për përçimin e gazit në rajonin Komotini me sistemin nacional bullgar për gaz, ndërsa ndërtimi është në bazë të memorandumit të nënshkruar për mirëkuptim midis Greqisë dhe Bullgarisë nga viti 2009.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 22:19

Alpinisti shqiptar Mefail Guri ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga një lartësi 10 metra teksa po ngjiste malin “Olimp” në Greqi.  Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00.

Postuar: 15/09/2019 - 18:46

Ka ndërruar jetë në spital edhe personi i tretë që u plagos nga masakra javën e kaluar në një lag

Postuar: 15/09/2019 - 13:53

Fyerje primitive, dhunë, seks para kamerave – këto nuk janë të rralla në reality show-t që

Postuar: 15/09/2019 - 07:52

Politikanët serbë të Kosovës të cilët nuk i përkasin “Listës Serbe” kanë ngritur dje

Postuar: 14/09/2019 - 19:40

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, Fatmir Limaj është

Postuar: 14/09/2019 - 18:47

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 09:30 në Prizren, ka arrestuar një grua pasi ka

Postuar: 14/09/2019 - 18:44

Politikanët serbë të Kosovës të cilët nuk i përkasin ‘Listës Serbe’ kanë ngritur al