BREAKING NEWS

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik raportimesh për UFO-t në Itali, ja rasti i paprecedentë që ka kapur radari në aeroportin Malpensa në Milano dhe lidhja me pandeminë e COVID-19

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik
x

Rajoni

Borrel: Disa kohë më parë u hodh si teori ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, por sot nuk është si opsion

Borrel: Disa kohë më parë u hodh si teori ndryshimi i kufijve

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka vënë disa herë përballë Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara në konkurrencën mes tyre për influencë dhe tregim të fuqisë. Një gjë tillë është vënë re edhe së fundmi nga një deklaratë e përfaqësuesit të lartë të BE mbi Politikat e Jashtme dhe Sigurinë, Joseph Borrel. Në fillim Borrel është shprehur së nuk ekziston një konkurrencë midis SHBA dhe Bashkimit Europian dhe se në fakt pritshmëritë janë që administrate e re e zotit Biden të shfaqë një partnerit të fortë me unionin, por më tej ka vijuar se e vetmja rrugë për Ballkanin është integrimi në BE. “Ne nuk po garojmë me Shtetet e Bashkuara në Ballkan, veçanërisht kur bëhet fjalë për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Ju shpesh do të dëgjoni, BE ka ose nuk ka një rol, etj. Drejtimi i vetëm është anëtarësimi i Ballkanit në BE. E përsëris, askush nuk do të ofrojë një perspektivë të tillë, përveç nesh. Nëse amerikanët janë atje për të ndihmuar, ne, sigurisht, do ta pranojmë ndihmën, por nuk do të konkurrojmë”, ka thënë Borrel. Më tej ai ka vijuar duke thënë se në situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë, në fakt rrugën e përbashkët duhet ta gjejnë vetë këto dy shtete, pavarësisht rolit ndihmës të unionit. “Zgjidhja duhet të vijë prej tyre. Ne nuk do ta diktojmë atë. U takon atyre të bien dakord”, ka thënë më tej Borrell. Gjatë fjalës së tij është diskutuar edhe në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve, një temë e cila pak kohë më parë shkaktoi shumë debate, ndërkohë që Kosova ishte në një situatë tranzicioni institucional në kalimin e pushtetit nga qeveria Kurti në atë Hoti. Borrel është shprehur se në fakt disa prej shteteve anëtare të Bashkimit Europian kundërshtojnë fuqimisht idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. “Në parim, ajo që duam është të jemi ndërmjetës… Ne po përpiqemi ta përmbushim atë rol. Megjithatë, deri më tani gjërat po shkojnë mjaft mire. Unë drejtova një nga takimet për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Emocionet janë të forta dhe mendoj se është e kuptueshme, sepse dialogu është kërkues dhe i vështirë, i ngarkuar me histori. Por gjithsesi do të thoja se deri tani po shkon mjaft mirë”, tha ai. Borrel sqaroi se muaj më parë kanë ka qenë e vërtetë që ka pasur një propozim për të shkëmbim territoresh, por se një gjë e tillë nuk është më në tavolinë. “Dhe, siç e thashë, ne duam të jemi ndërmjetës duke ditur se ka disa gjëra për ne që janë të papranueshme si zgjidhje. Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një opsion”, ka përfunduar Borrel.

Ministria e Brendshme diskuton për sigurinë e kufijve

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Yildiray Bayram, ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me Alan Willson, këshilltar i lartë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në EULEX. Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje lidhur sigurinë e kufirit, gjendjen aktuale të funksionimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit, sfidave, të arriturave dhe bashkërendimit ndërmjet mekanizmave të Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Me këtë rast, zëvendësministri Bayram i cili njëherazi është edhe Koordinator Nacional për MIK, vuri theksin në përkushtimin e MPB-së për përmbushjen e rolit dhe mandatit në përkrahjen e pa rezervë për autoritetet e përfshira në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit si dhe rritjen e bashkëpunimin dhe bashkërendimin në sferën e MIK-ut. Gjithashtu, ai theksoi avancimin e bashkëpunimit me autoritetet e zbatimit të ligjit si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, avancimin e sistemeve të vendosura në QKMK dhe kufi, shkëmbimin në kohë reale të informatave, inteligjencën dhe hetimet e përbashkëta, shfrytëzimin e bazave të dhënave ndërmjet autoriteteve dhe mekanizmin që bashkërendon këto aktivitete 24 orë në 7 ditë të javës.