
Përplasjet në veri/ Shtëpia e Bardhë del me thirrjen e fortë për Kosovën dhe Serbinë

03 Qershor 2023

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

Borrell paralajmëron Serbinë: Ruajtja e lidhjeve me Rusinë nuk është në përputhje me rrugën drejt BE-së

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Maj 2023

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka kujtuar Serbisë se ruajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e anëtarësimit në BE.
Ai ka folur në Bruksel, pas takimit të ministrave të bllokut, ku gjithashtu kërkuar zbatim të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij është rruga e vetme drejt normalizimit.
Borrell ka thënë se në takim kanë diskutuar për ndikimin e Rusisë e cila po përpiqet të devijojë rrugën evropiane të vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor.
Borrell-Serbisë: Ruajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e anëtarësimit në BE
“Ne mirëpresim zgjedhjet inkurajuese strategjike të disa prej tyre, të cilët janë plotësisht në linjë me politikën tonë të jashtme dhe sanksionet, dhe gjithashtu u treguam atyre që nuk janë rreshtuar plotësisht ose nuk janë rreshtuar fare, dhe dua të përmend Serbinë, se ruajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrell.
Ndërsa duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ai ka thënë se tensionet dhe provokimet duhet të marrin fund.
“E përmendëm konkretisht dialogun Beograd-Prishtinë, edhe një herë më duhet të sqaroj se të jesh anëtare e Bashkimit Evropian është ushtrim bashkëpunimi, është ushtrim i shteteve që kanë luftuar në të kaluarën, që të bëhen jo vetëm fqinjë, por edhe miq e partnerë. Ky është një ushtrim i të jetuarit së bashku, dhe për këtë, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i marrëveshjes, është e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Tensionet dhe provokimet e ndërsjella duhet të marrin fund. Dhe atmosfera negative dhe mungesa e konstruktivitetit gjithashtu duhet të ndalojë. Të jesh anëtar i Bashkimit Evropian do të thotë të jesh në gjendje të bashkëpunosh dhe të veprosh si fqinjë i mirë, duke kapërcyer të gjitha vështirësitë e së kaluarës”, ka thënë ai.
Më të lexuarat


Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Aksident me vdekje, dalin detajet e para

Tensionet në Veri, nis debat i ashpër në Parlamentin e Kosovës

Ministria e Brendshme e Kosovës publikon bilancin e protestave në veri

"Vuçiç ishte i tërbuar", Vjosa Osmani zbardh detaje nga takimi me presidentin e Serbisë

Kryeministri grek rezulton pozitiv me Covid-19

Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar vizitë në Kosovë

Kryetari i PDK-së vë me 'shpatulla pas murrit' Kurtin: Po luan me zjarrin! Nuk të lejojmë të rrezikosh raportin e shenjë që kemi me SHBA-në

“Në veri kemi milici fashiste”/ Kurti flet me emra: Ja kush i drejton personat me maska

Kurti shpërthen me tone të ashpra ndaj Serbisë: Po kërcënoni rajonin, nuk paguajmë asnjë çmim për ju
