BREAKING NEWS

Kërcet arma mes demokratëve të Berishës në korridoret e selisë, arrestohet autori që gjuajti në takimin e PD-së, zbardhet shkaku që situata degradoi në nxjerrjen e armëve

Kërcet arma mes demokratëve të Berishës në korridoret e
x
BREAKING NEWS

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas deklaratën dhe zbardh prapaskenat

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas
x
BREAKING NEWS

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e forta për kokainën në Fier: Drejtuesit s’jetojnë dot më të qetë

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë kishte në Shqipëri, ishte destinuar për...

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë
x
BREAKING NEWS

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe paralajmëron: Grupet po sofistikohen, SPAK punon me standard të dyfishtë

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe
x
BREAKING NEWS

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare, opozita po shkon drejt turpërimit

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do
x
BREAKING NEWS

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO)

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi
x
BREAKING NEWS

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri shqiptar, zbardhen detajet (EMRI)

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri
x

Rajoni

Brnabiç sulmon Perëndimin në televizionin kinez: Akuzojnë të tjerët për agresion, kur vetë kanë bërë të njëjtën gjë, ata bombarduan ambasadën e Kinës

Brnabiç sulmon Perëndimin në televizionin kinez: Akuzojnë

Serbia vazhdon të sulmojë Perëndimin njësoj siç bën Rusia. Politika serbe po ndjek të njëjtën linjë si Rusia. Gjuha e zyrtarëve të lartë serbë është njësoj si ajo e Vladimir Putinit që përdor kundër Perëndimit. Të njëjtën gjë ka bërë ditën e djeshme dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, duke folur në një emision në Televizionin Qendror Kinez CCTV. Ajo ka folur “për pozicionin e vështirë të Serbisë” në raport me luftën e Rusisë Ukrainë, por tha se vendet në perëndim nuk kanë të drejtë të akuzojnë të tjerët për agresion kur vetë e kanë bërë. “Është shumë e vështirë për disa vende te perëndimit që të akuzojnë të tjerët për agresion kur në vitin 1999 ata bombarduan Serbinë”, deklaroi Brnabiç, normalisht pa sqaruar se bëhet fjalë për dy situata krejtësisht të ndryshme dhe të pakrahasueshme. “Ishte qartësisht një akt dhune. Është e dhimbshme. Çdo vit kur kujtojmë atë kohë shohim njerëz që kanë humbur dikë gjatë atij bombardimit”, deklaroi Brnabiç. Më pas shtoi se “mbaj mend kur ishte bombarduar ambasada kineze”. “Të gjithë e dinin se ambasada e Kinës ishte aty, askush nuk e shpjegoi se si ndodhë ajo gjë, si mund të bombardosh ambasadën e një shteti. As sot nuk e ka shpjeguar askush”, deklaroi ajo, derisa bashkë me gazetaren që e intervistonte u pajtuan se ai ishte “një akt barbar”. Serbia vazhdon të forcojë lidhjen me Kinën, derisa Kina rritë investimet në Serbi. Kujtojmë se Kina ka dërguar dhe armë së fundmi në Beograd në një situatë shumë të komplikuar dhe të rrezikshme pasi Rusia i shpalli luftë Ukrainës. Kjo lëvizje alarmoi Perëndimin, por më shumë Kosovën, e cila dha alarmin se Vuçiç po përgatitet për konflikt të armatosur.