BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Rajoni

Brukseli shton presionet për qetësimin e raporteve Kosovë-Serbi, qeveria akuzon paraardhësit se i linin Beogradit fushë të lirë veprimi

Brukseli shton presionet për qetësimin e raporteve Kosovë-Serbi,

Udhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë Tomash Szunyog, ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me Komisionin për Punët e Jashtme dhe Diasporën. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe vjen vetëm pak ditë pas përfundimit të samitit të mbajtur në Brdo të Sllovenisë, samit i cili nuk pati një konkludim pozitiv sa i përket integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, apo edhe liberalizimit të vizave për Kosovën. Zoti Szunyog nuk pati një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit, por detajet mbi atë se çfarë u diskutua, janë bërë të ditura nga kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme, Haki Abazi. Ai bëri me dije se në takim është poseduar në lidhje me konkluzionet e nxjerra nga samiti në Brdo të Sllovenisë, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe dialogun me Serbinë. Abazi deklaroi se në përfundim të takimit, kishte një dakordim me ambasadorin e unionit evropian, se për Kosovën nuk ka asnjë alternativë dhe zgjidhje tjetër, përveç integrimit në familjen europiane. “Çështjet kryesore të diskutimit ishin konkluzionet, përfundimet e nxjerra nga takimi i Brdo, liberalizimi i vizave një prej çështjeve që po përcjell Kosovën, aspektin e dialogut Kosovë-Serbi dhe përkushtimin e zotimit të institucioneve të Kosovës për t’i përmbushur obligimet tona në rrugëtimin evropian. Takimi ishte konstruktiv, biseduam gjerë e gjatë për pikëpamjet e BE-së dhe pritjet e qytetarëve. E mira është dhe e bukura e kësaj është se u pajtuam se nuk ka rrugë tjetër për Kosovën përvese përfundimi në rrugëtimin evropian”, është shprehur ai. Kryetari i Komisionit sqaroi se janë prekur çështjet e ngadalësimit dhe një dinamike më të zvogëluar të arritjeve të Kosovës sa i përket integrimit evropian, saktësisht pse dialogu i zhvilluar në formatin e mëparshëm ka qenë pengesë dhe ka mundësuar Serbisë të sabotojë proceset e brendshme në Kosovë. Sipas zotit Abazi, dialogu duhet të formatohet në formën e trajtimit të barabartë të Kosovës dhe Serbisë. Barazia në trajtimin e Kosovës në raport me shtetin serb, është një pikë të cilën Abazi e ka theksuar në vijimësi. Ai ka shtuar se nuk mundet që të ketë apo edhe të flitet për një bashkëpunim rajonal, në momentin që e drejta e Kosovës për tq qenë dhe për tu trajtuar si palë e barabartë, sabotohet vazhdimisht nga Serbia. Në këtë gjendje çfarë jemi nuk mund të flasim për bashkëpunim rajonal kur kemi pengesa. Ju po flisni për bllokadën e dy shteteve për bllokim të bashkëpunimit rajonal, por është vetëm një, është vetëm Serbia që po saboton të drejtën e Kosovës për të qenë e barabartë. Kjo është arsyeja pse insistimi ynë për vazhdimin e Procesit të Berlinit është këmbëngulës, pasi vetëm aty mund të realizojmë të drejtat e barabarta si shtet në proceset rajonale”, tha Abazi.

Liberalizmi i vizave

Krahas kësaj, ai ka folur në lidhje me faktin që liberalizimi i vizave nuk ka qenë në konkluzionet e samitit në Brdo të Sllovenisë. Kjo sipas tij ka ardhur si pasojë e faktit që liberalizimi i vizave për Kosovën është një proces i ndarë nga integrimi evropian. Abazi shtoi se tashmë është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës të punojnë për t’i bindur vendet skeptike se kritert të cilat i ishin vendosur nga Bashkimi Europian janë plotësuar në tërësinë e tyre, dhe se nuk ka më asnjë justifikim për të mos lejuar liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë. “Çështja e liberalizimit të vizave është e ndarë plotësisht nga procesi i integrimit evropian. Kjo si rrjedhojë është se takimi i Brdo nuk ka pasur në fokus lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Kjo është punë që na mbetet neve si institucione”, tha Abazi. Gjithashtu, kryetari i Komisionit nënvizoi faktin se Kosova duhet të angazhohet sa më shumë në përfitimin e fondeve të IPA III (Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit, fonde të cilat Bashkimi Europian alokon për në proces përpara integrimit), pasi konkurrenca me shtetet e tjera të rajoni për këto fonde është goxha e lartë.