BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Rajoni

Brukseli trondit Serbinë, gati të pezullojë dhënien e ndihmës financiare dhe t’i heqë statusin kandidat nëse mbështet Putinin

Brukseli trondit Serbinë, gati të pezullojë dhënien e

Serbia ndodhet në një pozicion shumë të vështirë. Duhet të zgjedhë mes Rusisë, ose Perëndimit. Kërcënimet dhe presionet e vazhdueshme nga ndërkombëtarët po pasqyrohen nga mediat vendase. Gazeta e njohur beogradase “Novosti”, ka botuar një artikull ku thuhej se presioni perëndimor “rrezikon seriozisht ekonominë serbe”. Sipas këtij skenari tmerri, Brukseli mund të pezullojë dhënien e ndihmës financiare, e cila do të ishte fundi i investimeve të ardhshme dhe të mëparshme. Dhe mund të jetë shumë më keq, vlerësonte gazeta: fundi i udhëtimit pa viza në BE, i cili është i mundur që nga viti 2009, dhe mund të ketë një pezullim të asistencës së madhe para anëtarësimit të BE-së nga fondet IPA, si dhe heqjen të statusit kandidat.“Novosti” e klasifikon këtë skenar si pjesë të një teorie të madhe konspirative: Perëndimi, së bashku me fqinjët e tij nga Sarajeva, Podgorica dhe Zagrebi, po veprojnë kundër presidentit serb Vuçiç. Dhe jo vetëm kaq: presioni ndaj Serbisë është vazhdimi i shkatërrimit të “çdo formë shteti”, nga Jugosllavia, përmes RFJ-së (Serbia dhe Mali i Zi), deri te bombardimet e NATO-s, për t’i dhënë “një pjesë të territorit tonë shqiptarëve”. Faktet janë të qarta: Serbia është plotësisht e varur nga Perëndimi. Bashkimi Evropian deri më tani ka dhënë katër miliardë euro ndihmë zhvillimore. Sipas Beogradit, 24,000 kompani serbe janë të lidhura me BE-në, duke punësuar pothuajse 900,000 njerëz. Dy të tretat e eksporteve të kompanive serbe shkojnë në vendet e BE-së. Analistët e orientuar në mënyrë kritike nga Serbia vlerësojnë se Vuçiç nuk do të rrezikojë t’i prishë ato lidhje të forta, sepse kjo do ta vinte në rrezik. Kjo është arsyeja pse ai do t’i kthejë shpinën Rusisë dhe do të orientohet drejt Perëndimit më qartë se kurrë.

Më të lexuarat