BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Rajoni

Bullgaria e vendosur për të bllokuar negociatat e BE me Shkupin, edhe qeveria e përkohshme nuk lëshon pe

Bullgaria e vendosur për të bllokuar negociatat e BE me Shkupin, edhe

Një deklaratë e qeverisë së përkohshme të Bullgarisë ka shuar shpresat e Maqedonisë së Veriut për një tërheqje të vetos Bullgare ndaj nisjes së negociatave të integrimin evropian të Maqedonisë. Qeveria e përkohshme në Bullgari bëri me dije ditën e djeshme se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. “Pozita kornizë e Bullgarisë, për këtë çështje ishte arritur konsensus nga të gjitha partitë politike në Parlamentin e Bullgarisë. Si Qeveri e përkohshme, ne nuk kemi autorizim të ndryshojmë atë”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Svetllan Stoev. Ai shtoi se do të bëjë gjithçka që mundet që të vijojë të ketë një dialog mes shtetit të tij dhe Maqedonisë së Veriut, por tha se për një gjë të tillë sigurisht që duhet një vullnet i dyanshëm. "Më tej gjithçka është në duart e zyrtarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata e dinë shumë mirë pozicionin bullgar dhe nuk duhet të spekulojnë se do të ketë ndonjë ndryshim në dy ose tre muajt e ardhshëm, ndërsa kjo qeveri e përkohshme është në detyrë”, deklaroi Stoev. Bullgaria është duke u qeverisur nga një qeveri e përkohshme për shkak të dështimit për të tretën herë të Bojko Borisov për krijimin e qeverisë të pas zgjedhjeve të përgjithshme të 4 prillit. Presidenti bullgar ka njoftuar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen më 11 korrik, ndërkohë që ditën e djeshme ka shpërndarë parlamentin dhe ka emëruar qeverinë e përkohshme , e cila do të administrojë vendin deri në krijimin e qeverisë së re të pas zgjedhjeve. Presidenti bullgar, Rumen Radev, emëroi ish ministrin e Mbrojtjes Stefan Yanev, për të udhëhequr qeverinë deri në zgjedhjet e parakohshme. "Dua t'ju përgëzoj për guximin që të merrni përgjegjësinë në një situatë kaq të ndërlikuar. Unë besoj në mbështetjen e shoqërisë bullgare, e cila tregoi se ajo nuk dëshiron të jetojë në mënyrën e vjetër. Në një situatë si kjo, qeverisja e shtetit kërkon udhëheqje, profesionalizëm dhe përkushtim”, tha presidenti bullgar.

Kundërshtitë në mes të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë nisur me bllokimin e negociatave të Maqedonisë nga Bullgaria në nëntorin e 2020 me arsyetimin se Shkupi ka përdorur gjuhë urrejtjeje kundrejt Bullgarisë dhe se Maqedonia ka dështuar në zbatimin e një traktati dypalësh të miqësisë të vitit 2017. Sofja kërkon që shteti maqedonas të pranojë që kombi dhe gjuha e Maqedonisë së Veriut kanë rrënjë bullgare dhe dëshiron që ajo t'i japë fund retorikës anti-bullgare. Nga ana tjetër askush në politikën maqedonase nuk e pranon n jë kërkesë të tillë nga ana e Bullgarisë, madje qoftë nga qeveria e qoftë nga opozita, ka pasur deklarata të prera se gjuha dhe identiteti maqedonas nuk janë dhe nuk kanë qenë kurrë në tryezën e bisedimeve me Bullgarinë apo çdo shtet tjetër.

Kritika të ashpra kundrejt Bullgarisë

Ish-Drejtori i Zgjerimit të Komisionit Evropian Pierre Mirel ka përdorur një gjuhë të ashpër kundrejt shtetit bullgar. “Një zgjidhje politike e mosmarrëveshjes me Bullgarinë është e mundur gjatë qeverisë teknike, por që të ndodhë kjo, duhet presion i fortë nga presidenca e BE-së dhe disa vendeve anëtare, për t’i thënë Sofjes mjaft, ju po ndotni procesin e zgjerimit dhe atmosferën përreth saj. Për më tepër, arsyet e vetos nga Sofja nuk kanë asnjë lidhje me kriteret e anëtarësimit”, ka deklaruar ai. Mirel madje ka dhënë edhe një mënyrë zgjedhjeje kundrejt situatës që po pengon vendin Ballkanik të vijojë procesin e integrimit në Europë. Sipas tij, do të kishte një zgjidhje politike që, për të pasur sukses, do të duhej të ushtronte presion shumë të fortë mbi Sofjen nga presidenca e BE dhe disa shtete anëtare. “Është e mundur të ofrohet një mundësi për të thënë kështu një zgjidhje kalimtare. Mund të jetë që Bullgaria bie dakord të heqë veton dhe të lëshojë një deklaratë duke thënë se do të vazhdojë dialogun me Shkupin për çdo çështje që ata kanë”, ka përfunduar zoti Mirel.

Më të lexuarat