BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Rajoni

Bullgaria “hedh në erë integrimin”, sfidon SHBA duke mos hequr dorë nga vetoja ndaj Maqedonisë, bllokon automatikisht edhe Shqipërinë

Bullgaria “hedh në erë integrimin”, sfidon SHBA duke mos

Pozicioni i Bullgarisë mbetet i pandryshuar, pasi ajo refuzon të heqë veton e saj për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut, ku në mënyrë automatike bllokohet edhe Shqipëria. Presidenti bullgar Rumen Radev tha se vendi i tij nuk do t’i përgjigjet asnjë ultimatumi për të mbështetur bisedimet e pranimit në BE midis Maqedonisë së Veriut dhe Brukselit, pra duke kundërshtuar fort ndërhyrjen e SHBA. Bullgaria vuri veton për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut në fund të vitit 2020, duke thënë se vendi nuk po zbatonte një traktat dypalësh të nënshkruar në 2017. “Është jashtëzakonisht e papërshtatshme dhe jo e dobishme t’i jepen Bullgarisë ultimatume,” u tha Radev gazetarëve në Sofje, duke komentuar një deklaratë të ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Sipas medias bullgare, Osmani thuhet se ka thënë se deri në qershor, pra deri në fund të presidencës franceze të BE-së, ekziston mundësia e zhvillimit të lidhjeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Radev këmbënguli se duhet të respektohen parakushtet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Vetoja preku edhe fillimin e bisedimeve të BE-së me Shqipërinë, të cilat gjithashtu janë të bllokuara. Ai foli për një presion të jashtëm ndaj Bullgarisë dhe akuzoi Maqedoninë e Veriut për shkelje të të drejtave të njeriut (të bullgarëve etnikë), shkelje të kritereve të Kopenhagës dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes. “Kjo është e papajtueshme me parimet dhe vlerat evropiane”, tha ai. Sipas kritereve të Kopenhagës, shtetet duhet të plotësojnë disa kushte nëse duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, si për shembull të kenë institucione për të ruajtur qeverisjen demokratike dhe të drejtat e njeriut.

Më të lexuarat