BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x
BREAKING NEWS

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po
x
BREAKING NEWS

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e
x

Rajoni

Bullgaria miratoi propozimin francez për heqjen e vetos, por ja pse nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bullgaria miratoi propozimin francez për heqjen e vetos, por ja pse nuk ka

Nuk ka hapje negociatash për në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  Edhe pse nga Bullgaria erdhën lajme të mira, pasi Parlamenti  mori vendimin historik ditën e djeshme duke i dhënë dritën jeshile qeverive që të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, kjo nuk ka mjaftuar pasi janë shfaqur ngërçe të reja në horizont. Bisedimet pwr negociatat nuk pritet të nisin, pasi Maqedonia e Veriut e ka refuzuar propozimin, për shkak të, siç është thënë, ndryshimeve që janë bërë nga pala bullgare në tekstin e propozuar.

Parlamenti bullgar miraton planin francez, por vendos kushte

Pas një debati prej disa orësh, dje deputetët miratuan projektrezolutën e opozitës për pranimin e planit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Shkupin përmes kuadrit negociues, por duke vendosur disa kushte të cilat janë: të garantohet përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, njësoj si pakicat e tjera; të pasqyrohet qartë fakti se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje e gjuhës maqedonase nga Republika e Bullgarisë; BE të garantojë që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter gjatë procesit të anëtarësimit. ani i takon qeverisë në largim që ta miratojë atë në këshillin e ministrave, duke zyrtarizuar zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Shqipërinë. Kryeministri Kiril Petkov, nga Brukseli pas përfundimit të samitit të Bashkimit Europian, e konsideroi votimin e parlamentit, një vendim historik, dhe kaloi topin në anën e Shkupit. “Diplomacia europiane do të fillojë të punojë shumë që ky propozim të pranohet. Mendoj se ky propozim është në fakt shumë i mirë edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse së pari hap rrugën për në Bashkimin Europian dhe së dyti, ata duhet të dëshirojnë që të drejtat e të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut të mbrohen”, tha Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë. Më herët, gjatë një interviste për median europiane Politico, Petkov, i bëri thirrje homologut të tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, të jetë “guximtar” dhe të pranojë propozimin e presidencës franceze, qoftë edhe nëse kjo do të rrezikonte që qeveria e Shkupit të rrëzohet.

Maqedonia kundër propozimit francez

Maqedonia e Veriut e ka refuzuar propozimin, për shkak të, siç është thënë, ndryshimeve që janë bërë nga pala bullgare në tekstin e propozuar. Ndryshimet thuhet se kanë të bëjnë me kërkesën për nënshkrimin e një protokolli mes dy vendeve, i cili do ta detyronte Shkupin të ndryshojë Kushtetutën dhe të përfshijë pakicën bullgare në të, përpara se të mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Veç kësaj, Parlamenti i Bullgarisë ka përfshirë në tekst edhe garancitë që i kërkon nga Këshilli Evropian, sipas të cilave, ky i fundit, gjatë gjithë procesit të integrimit evropian, duhet ta njoftojë Sofjen me plotësimin e kushteve nga Maqedonia e Veriut. Bullgaria, gjithashtu, ka përmirësuar draft-kornizën e propozuar, me kërkesën që “asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje e ekzistimit të gjuhës maqedonase nga Republika e Bullgarisë”. Këto plotësime nuk janë pranuar nga Maqedonia e Veriut, e cila ka refuzuar gjithë propozimin. Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se “vetëm dy fjalë qëndrojnë mes suksesit dhe dështimit të Bashkimit Evropian në rajon”, fjala “protokoll” në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike, dhe fjala “hapje” në paragrafin e gjashtë të konkluzioneve të Këshillit. Të dyja fjalët, sipas Osmanit, nuk janë në propozimin francez si zgjidhje përfundimtare, por  disa prej tyre në kllapa, janë vendosur si çështje, për të cilat nuk mund të arrihet marrëveshje, për shkak të qëndrimit të Republikës së Bullgarisë. Osmani, paraprakisht, falënderoi Presidencën franceze, e cila, sipas tij, “u tregua shumë e kujdesshme në formulimin e tekstit, duke i kushtuar vëmendje ndjeshmërisë së të dyja palëve”.

Më të lexuarat