BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Bullgaria nuk tërhiqet nga qëndrimi për Maqedoninë e Veriut, lajm i keq për Shqipërinë, ja plani i Francës që mund të lërë Ballkanin Perëndimor jashtë BE

Bullgaria nuk tërhiqet nga qëndrimi për Maqedoninë e Veriut,

Mesa duket ideja e Francës do të vihet në zbatim. Propozimi i presidentit, Emmanuel Macron, për krijimin e një organizate të re politike me qëllim të bashkimit të vendeve që ndajnë vlerat e BE, por që nuk janë pjesë e bllokut, mund të lërë Ballkanin Perëndimor jashtë BE, të paktën për një kohë shumë të gjatë. Këtë e tregojnë qartë zhvillimet e fundit. Qershori po afron, por pozicioni i Bullgarisë mbetet i pandryshuar, pasi ajo refuzon të heqë veton e saj për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut. Kjo u njoftua pas takimit ditën e djeshme mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe atij bullgar, Kiril Petkov në Romë ka përfunduar pa asnjë rezultat konkret. Të dy lideret theksuan se palët do të vazhdojnë dialogun për një fqinjësi të mirë. Por kryeministri bullgar nënvizoi se për arritjen e një marrëveshjeje nuk është caktuar një afat të caktuar, duke nënkuptuar që shpresat për heqjen e vetos në fund të qershorit janë të pakta. “Vetëm përmes dialogut konstruktiv do të jemi në gjendje të ecim drejt fqinjësisë së mirë që dëshirojnë të dyja qeveritë. Nuk jemi zotuar për asnjë afat, e vetmja gjë për të cilën jemi zotuar është se Ministritë e Jashtme do të vazhdojnë punën”, u shpreh kryeministri bullgar. Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se pavarësisht nëse do të hapen ose jo negociatat me bashkimin evropian Shkupi dhe Sofja do të ruajnë marrëdhëniet e mira. “Për momentin nuk mund të them nëse ka progres në arritjen e një dokumenti të pranueshëm reciprokisht me Bullgarinë, por bisedimet po vazhdojnë ndërmjet ekipeve të ekspertëve të ministrive të jashtme dhe sapo të ketë një progres atëherë do të shpallet në nivel ministror. Pavarësisht rezultatit në qershor, qeveria dhe shteti kanë një plan shumë të qartë se çfarë do të bëhet në të ardhmen, dhe normalisht pavarësisht nga rezultati, ne jemi miq me Bullgarinë”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë.

Ideja e Macronit që mund të lërë Ballkanin Perëndimor jashtë BE-së

Njohësit e politikave të Bashkimit Evropian thonë se propozimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e një organizate të re politike me qëllim të bashkimit të vendeve që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut, është një përpjekje e tij për ndaluar zgjerimin e BE-së. Toby Vogel, analist dhe ekspert për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor me bazë në Bruksel, vlerëson se ideja e presidentit Macron nuk do të përkrahet nga shtetet e bllokut. Përveç që e cilëson propozim të zbehtë dhe me shumë paqartësi, Vogel thotë se Macron përmes kësaj ideje shpërfaq kundërshtimet që ka në raport me anëtarësimin e shteteve të reja në BE. Macron është shprehur kundër përshpejtimit të procedurës për Ukrainën, por edhe për shtetet e tjera, me arsyetimin se duhet respektuar standardet. Në vend të përshpejtimit ai propozoi atë që e quajti “komunitet politik evropian”, që mund të jetë i hapur për shtetet që nuk i janë bashkuar BE-së, sikurse Mbretëria e Bashkuar, e cila është larguar nga blloku. Vogel mendon se qëllimi i vërtetë i propozimit të presidentit Macron është që ai të paraqitet si mik i Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, shtetet të cilat mëtojnë integrimin në BE, ndërsa në të njëjtën kohë nuk e mbështetë anëtarësimin tyre.

Shqipëria mbetet “peng” i Maqedonisë

Bashkimi Evropian e tha qartë se nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Deklarata e Ana Pisonero, zëdhënëse e shtypit për zgjerimin pranë BE-së, erdhi pas reagimit të kryeministrit Rama se nëse Konferenca e Parë Ndërqeveritare ngelet në ngërç, do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe hapjen e negociatave menjëherë, duke qenë se kushtet janë plotësuar. Pisonero shtoi se, Këshilli Evropian vendosi në mars të 2020-ës të hapte negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi të dyja vendet kishin plotësuar detyrat duke e merituar këtë. Zëdhënësja e BE-së ka edhe një mesazh për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo shprehet se unioni i inkurajon të dyja palët që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme reciproke për çështjet e mbetura pezull. 

Më të lexuarat