BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Rajoni

Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja, lajm i keq nga Sofja për Tiranën dhe Shkupin

Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja, lajm i keq nga Sofja për

Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për kushtin ndaj Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të hapen negociatat me Bashkimin Europian. Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev edhe njëherë i ka bërë të qartë Shkupit se nuk do të ketë heqje të vetos për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, nëse Maqedonia e Veriut nuk ndryshon Kushtetutën në lidhje me minoritetin bullgar. “Perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë dhe është një synim strategjik i Bullgarisë, por integrimi i saj nuk mund të ndodhë pa garantuar më parë të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe ndalimin e gjuhës së urrejtjes. Ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe futja e një fjale, bullgarët, së bashku me kombet e tjera shtetformuese në vend do të thotë se ajo e pranon idenë evropiane”, u shpreh Presidenti i Bullgarisë. Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt në Sofje në fillim të këtij viti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka shprehur gatishmërinë për përfshirjen e minoritetit bullgar në Kushtetutë. Por vendi fqinj po sfidohet edhe nga një bllokadë e brendshme. Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE ka vendosur të bllokojë punën e kuvendit derisa qeveria të pranojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme. Nëse opozita nuk ndryshon qëndrim, miratimi i ndryshimeve kushtetuese me 2/3 e votave bëhet i pamundur.

Shqipëria mbetet “peng” i Maqedonisë

Bashkimi Evropian e tha qartë se nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Deklarata e Ana Pisonero, zëdhënëse e shtypit për zgjerimin pranë BE-së, erdhi pas reagimit të kryeministrit Rama se nëse Konferenca e Parë Ndërqeveritare ngelet në ngërç, do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe hapjen e negociatave menjëherë, duke qenë se kushtet janë plotësuar. Pisonero shtoi se, Këshilli Evropian vendosi në mars të 2020-ës të hapte negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi të dyja vendet kishin plotësuar detyrat duke e merituar këtë. Zëdhënësja e BE-së ka edhe një mesazh për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo shprehet se unioni i inkurajon të dyja palët që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme reciproke për çështjet e mbetura pezull. Zyrtarë të lartë të BE-së kanë ravijëzuar se të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, por veto-ja bullgare ndaj MV-së mbetet penalizuese.

Presioni i BE

Në kohën e luftës në Ukrainë, e cila ka bashkuar si asnjëherë më parë vendet perëndimore, mungesa e konsensusit në Bashkimin Evropian për procesin e zgjerimit po shihet jo vetëm si dobësi, por edhe si e dëmshme. Shumë diplomatë të BE-së, kanë thënë se tani janë tri çështje të cilat duhet të ndodhin “me urgjencë” në mënyrë që të kthehet besueshmëria në procesin e zgjerimit të bllokut dhe që të dëshmohet se BE-ja është vërtetë e vendosur që ta shtyjë përpara këtë proces. Disa vjet më parë, pasi Maqedonia e Veriut kishte arritur marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit të shtetit nuk kishte pengesa në rrugën drejt BE-së, ndërkohë që Shqipëria, sipas disa shteteve anëtare, nuk i kishte përmbushur të gjitha kushtet. Në atë kohë, ishte Maqedonia e Veriut që mbeti peng i mospajtimeve të shteteve të BE-së rreth çështjes së Shqipërisë, ndërkaq tani është e kundërta. Shqipëria tani ka nisur të kërkojë që të ndahet nga kjo paketë sepse Tirana nuk po sheh ndonjë mundësi për zgjidhjen e mospajtimeve mes Shkupit dhe Sofjes. Por, në BE deklarojnë se “ka një dritare për zgjidhje” dhe besojnë se ajo mund të arrihet para verës. Bullgaria ka disa mospajtime me Maqedoninë e Veriut për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin. Edhe pse shumica në BE pohojnë se “këto çështje dypalëshe nuk duhet të jenë fare temë në procesin e zgjerimit”, deri tani nuk kanë gjetur zgjidhje për të tejkaluar bllokadën bullgare, pasi vendimet në këtë proces merren në mënyrë unanime nga 27 shtetet anëtare. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shtete anëtare të NATO-s dhe kanë mbështetur plotësisht të gjitha vendimet e BE-së, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë që u vendosën pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Më të lexuarat