BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Rajoni

Certifikohen rezultatet zgjedhore, shqiptarët numër rekord mandatesh në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Certifikohen rezultatet zgjedhore, shqiptarët numër rekord mandatesh

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi konkluzën për shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski kumtoi rezultatet e përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh.

LSDM 46 mandate
VMRO-DPMNE 44 mandate

BDI 15 mandate
ASH-AA 12 mandate
E majta 2 mandate
PDSH 1 mandat
Gjatë këtij mandati katër vjeçar në godinën ligjvënëse, shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.

Pa mandate mbeten Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja prtija, Demokratët dhe Partia popullore rome.