Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Clinton në Srebrenicë: Ky duhet të jetë vendi i shenjtë i unitetit

Clinton në Srebrenicë: Ky duhet të jetë vendi i shenjtë i unitetit

Postuar: 11/07/2015 - 14:05

Ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton gjatë 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës të Bosnjës ka falenderuar kryeministrin serb për guximin e treguar për të marrë pjesë.
 
" Si një mik, dua të falënderoj Kryeministrin e Serbisë , i cili ka treguar guximin për të qenë këtu prezent në këtë ditë. Është e rëndësishme që ta njohin. Ju lutem punoni për mirëqenien dhe të ardhmen e Srebenicës, fëmijëve tanë dhe të gjithë njerëzve”, tha Clinton.
 
Në varrezat e Potuçarës mbërritën një numër i madh personalitetesh botërore ku spikasin ish-presidenti i SHBa-së, Bill Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit, Ollbright, Kryeministri turk Ahmet Davutoglu etj. 
 
Shqipëria përfaqësohej nga kryeministri Edi Rama, ndësa Hashim Thaçit iu mohua e drejta për shkuar. Nga Ballkani kanë marrë pjesë thuajse krerët e të gjitha vendeve: Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, i Malit të Zi Filip Vujanoviç. Ka rënë në sy se nga Maqedonia nuk ka marrë pjesë as Ivanov e as Gruevski por vetëm ministri i jashtëm Nikolla Poposki.
 
Në ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, në gjoksin e të cilit nënat e Serbrenicës kanë vendosur simbolin e ditës së sotme, lulen e qendrisur.
 
Më shumë se 80 delegacione të huaja në nivelin më të lartë dhe komuniteti ndërkombëtar kanë marrë pjesë sot në Potoçari ku u shënua 20-vjetori i genocidit të Srebrenicës.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2019 - 22:52

Sekretari Pompeo takoi të martën në New York, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një drekë pune në të cilën diskutuan për bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropia

Postuar: 20/08/2019 - 17:41

Një grua nga Kosova është gjetur e pajetë në një pus.

Postuar: 20/08/2019 - 16:29

Kryetari i Komunës së Leposaviqit në Veri të Kosovës, Zoran Todiç, është rrahur nga disa persona

Postuar: 20/08/2019 - 15:22

Takimi në Sarajevë ndërmjet anëtarëve të presidencës trepalëshe, Shefik Xhaferovic, Zhelko Koms

Postuar: 20/08/2019 - 15:17

Ministri në dorëheqje i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala dhe ministri i Ekonomis

Postuar: 20/08/2019 - 15:10

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka takuar sot kreun e Nisma-s, Fatmir Limaj me të cilin

Postuar: 20/08/2019 - 15:08

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përgëzuar kancelaren gjermane, Angela Merkel për ri