Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Daçiç: ‘Shqipëria e Madhe’ po na vjen deri në Nish

Postuar: 20/04/2017 - 22:49

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, thotë se BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe do të jenë përgjegjëset kryesore për pasojat nëse nuk reagojnë ndaj deklaratave të politikanëve shqiptarë.

Ai këtë e ka thënë pas deklaratave të fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, presidentit kosovar Hashim Thaçi dhe kryetarit të Bujanocit Jonuz Musliu për bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe tri komunave shqiptare në jug të Serbisë.

Duke reaguar në fjalët e kryetarit të komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës “është i pakuptimtë pa Luginën e Preshevës”, Daçiq ka thënë se politikanët shqiptarë po bëhen “kërcënimi kryesor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe Evropë”, transmeton lajmi.net.

“Deklaratat e koordinuara të Ramës, Thaçit dhe Musliut tregojnë se Shqipëria e Madhe është qëllim i të gjithë shqiptarëve. Sot, Musliu me këtë i është afruar edhe Nishit, nesër edhe Shkupit, Ulqinit, Epirit. A do të flasin për këtë BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe? Nëse nuk e bëjnë edhe kësaj here, kur Shqipëria e Madhe ka arritur deri te Nishi, do të jenë përgjegjës të drejtpërdrejt për pasojat”, ka thënë Daçiq.

Ai tutje ka kërcënuar duke thënë se “shqiptarët duhet mirë t’i masin fjalët e tyre dhe t’i zgjedhin ato, sepse më në skenën ndërkombëtare nuk janë mbrojtësit e tyre të cilët kanë bombarduar Serbinë që t’ia marrin Kosovën”.

“Kjo më kurrë nuk do të përsëritet. Serbia askënd nuk po e provokon, por askujt nuk i frikësohet. Për fat të mirë, e gjithë kjo është vetëm një ëndërr e bukur”, ka thënë Daçiç.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Itali, lideri i ri i 5-Stelle mund të jetë kryeministri i ardhshëm

Postuar: 19/09/2017 - 16:22

Partia italiane anti-stablishment 5-Yje pritet të emërojë Luigi Di Maio si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e pranverës që vjen, dhe sondazhet e para thonë 31-vjecari ka të gjitha shanset për të fituar. 
 
Manovrat Rusi, helikopteri qëllon automjetet e parkuara

Postuar: 19/09/2017 - 16:19

Një helikopter luftarak gjatë stërvitjeve në zonat rurale të REusisë perëndimore, ka lëshuar gabimisht raketa ndaj mjeteve të parkuara duke plagosur të paktën dy nerëz, njofto
Rumani, tetë të vrarë nga stuhia e fuqishme e erërave

Postuar: 18/09/2017 - 16:03

Një stuhi me erëra të forta çrrënjosi pemë dhe çatitë e dnërtesave të dielën, duk lënë tetë njerëz të vrarë dhe duke plagosur dhjetra të tjerë.
 

Postuar: 18/09/2017 - 07:38

Eshtë zbuluar autori i dyshuar për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zekës. Mësohet se autori është djali i një emri të njohur në Kosovë.

Postuar: 17/09/2017 - 21:50

Në një intervistë për "SRF 4 News" kreu i Aleancës Kosova e Re njekohesisht ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili është edhe ministër i punëve të

Postuar: 17/09/2017 - 21:50

Në një intervistë për "SRF 4 News" kreu i Aleancës Kosova e Re njekohesisht ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili është edhe ministër i punëve të

Postuar: 17/09/2017 - 21:01

Në kuadër të hetimeve për rastin e vrasjes së 16-vjeçarit Aulon Zeka, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një prej tyre vajzë e mitur.