Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Daçiç: Gënjeheni nëse mendoni se Presheva e Bujanovci janë Kosovë

Daçiç: Gënjeheni nëse mendoni se Presheva e Bujanovci janë Kosovë

Postuar: 16/04/2018 - 15:33

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka komentuar deklaratat e krerëve shtetërorë të Kosovës në të cilat ata, sipas tij, po i referohen Preshevës dhe Bujanovcit si ‘Kosovë Lindore’. 
 
“Kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë deklarata të tilla, nuk është asgjë e re. Kur ishte Isa Mustafa kryeministër i Kosovës, gjatë një takimi me kryetarët e Preshevës dhe Bujanovcit, ata i’u referuan atyre, si përfaqësues nga Kosova Lindore, dhe për këtë kam reaguar dhe shqetësimin tim e kam dërguar edhe në Komisionin Evropian”, deklaroi Daçiç.
 
Madje sipas tij, këto janë qëllimet e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës që nga mbajtja e Lidhjes së Prizrenit.
 
“Deklaratat për thyerjen e kufirit mes shqiptarëve në Koshare nuk ishin të rastësishme. Deklaratat e krerëve shtetërorë për ardhjen deri në Nish, si dhe deklaratat e Edi Ramës për formimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, të gjitha këto janë qëllime të tyre që nga Lidhja e Prizrenit’’, tha ai.
 
Daçiç u ankua edhe për mungesën e reagimit të shteteve të perëndimit për këto deklarata.
 
“Kur Thaçi bën deklarata të tilla dhe kërcënon me armë, ne të gjithë duhet ta dimë që ata që kanë këto armë duhet edhe të përgjigjen. Por, Serbia nuk do të veprojë në atë mënyrë që ta tensionojë situatën, ne do të veprojmë në atë mënyrë që situata të qetësohet”, përfundoi Daçiç.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2018 - 22:13

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Maqedoni.

Postuar: 22/07/2018 - 18:00

Ministria e Punëve të Jashtme ju ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të rrisin kontrollin

Postuar: 22/07/2018 - 13:05

Një punonjës policie është gjetur i vdekur në makinën e tij.

Postuar: 21/07/2018 - 23:15

Autoritetet e Serbisë i refuzuan një vizitë në Novi Pazar, shefit të diplomacisë kosovare Behxhet

Postuar: 21/07/2018 - 22:08

 Disa mbajtën greva e ca të tjerë edhe protesta.

Postuar: 21/07/2018 - 16:23

 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Ra

Postuar: 21/07/2018 - 14:55

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit më saktësisht pas orës 03.00 në qy