Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Daçiç: Marrëveshje me Kosovën para se të vijë Biden në pushtet në SHBA

Postuar: 11/02/2019 - 15:03

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se tani është momenti i duhur që në arenën ndërkombëtare të bëhen lëvizje në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pasi sipas tij, kjo situatë mund të ndryshojë në SHBA pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.
 
Gjatë një interviste dhënë televizionit serb Pink, ai tha se duhet të shfrytëzohet rasti për arritjen e marrëveshjes për Kosovën, pasi që ai beson se është e mundur që në pushtet në SHBA të vjen administrata “që ishte e keqe për ata”
 
“Administrata e Obamës nuk ka qenë aq e keqe sa ishte ajo e Clintonëve. Pyetja është se sa do të ishte mirë për ne rikthimi i Joe Biden dhe disa njerëzve të këtij rrethi”, ka deklaruar Daçiç.
 
Shefi i diplomacisë serbe, beson se liderët kosovarë presin që një gjë e tillë të ndodhë.
 
“Për ne edhe ky është një opsion, por besoj se kurrë nuk do të arrijnë të bëhen anëtarë të Interpolit, UNESCO-së e mos të flasim për anëtarësimin në OKB”, ka shtuar Daçiç.
 
Ai gjithashtu ka komentuar deklaratat e liderëve kosovarë për demarkacionin e mundshëm, duke shtuar se bëhet fjalë për “një zhurmë që vjen nga Prishtina me qëllimin të mos arrihet kurrfarë zgjedhje”.
 
“Ata nuk kanë pritur që do të kenë presione të tilla nga komuniteti ndërkombëtarë për heqjen e taksës. Mendoj se për këtë SHBA-të nuk do t’i vënë sanksione Prishtinës, por kanë paralajmëruar kufizime në bashkëpunimin ushtarak dhe të sigurisë”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 21:48

Procesi zgjedhor për president në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar në orën 19:00. Deri në ora 18:30 minuta vetëm 39.71 për qind e votuesve e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

Postuar: 21/04/2019 - 19:55

Maqedonia e Veriut ka mbajtur ditën e sotme raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, i cili ës

Postuar: 21/04/2019 - 18:27

Tre kandidatët që garojnë të dielën për postin e presidentit në Maqedoninë e Veriut apeluan qyt

Postuar: 21/04/2019 - 16:19

Në qytetin e Dibrës së Madhe përveç zgjedhjeve presidenciale sot po zhvillohen edhe zgjedhjet p

Postuar: 21/04/2019 - 13:50

 Deputeti kosovar  Labinot Tahiri ka kontribuar me 1 mijë euro nga paga e tij për rindë

Postuar: 21/04/2019 - 10:08

Sot zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Maqedoni.

Postuar: 20/04/2019 - 21:29

Policia njoftoi për disa raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore, ku u shkruajtën grafite dhe ish