BREAKING NEWS

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik:
x

Rajoni

DASH: Të angazhuar të bashkëpunojmë me BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

DASH: Të angazhuar të bashkëpunojmë me BE për dialogun

Zëvendës ndihmësja e sekretares së Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Molly Montgomery është shprehur se Shtetet e Bashkuara ngelen të angazhuara në lidhje me një dialog mes Serbisë dhe Kosovës, dhe se janë më se të gatshme që për arritjen e suksesit në një proces të tillë, janë të gatshme të bashkëpunojnë me Bashkimin Europian. Që nga ndryshimi i administratës, me ardhjen në detyrë të presidentit të ri Joe Biden, duket se edhe marrëdhëniet midis SHBA dhe BE kanë ndryshuar. Në një intervistë të dhënë për VOA, zonja Montgomery tha se SHBA mbështet dialogun i cili do të çonte në një rezultat si njohja reciproke. “Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun Beograd-Prishtinë të mundësuar nga Bashkimi Evropian, dhe presim me padurim një marrëveshje gjithëpërfshirëse, një marrëveshje normalizimi që do të çonte në një njohje të ndërsjellë, ose në bazë të njohjes reciproke. Ky do të jetë qëllimi ynë drejt së ardhmes”, tha ajo. Më tej ajo ka sqaruar edhe faktin që Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me unionin madje ka vlerësuar se rezultatet e politikës së jashtme amerikane, sidomos ato të cilat i përkasin rajonit të Ballkanit Perëndimor, kanë qenë më të mëdha në momentet kur ka pasur një bashkëpunim të ngushte me aleatët e Shteteve të Bashkuara.“Jemi të përkushtuar për të punuar me BE-në që po mundëson dialogun, dhe me partnerët tanë së bashku. Është një parim shumë i rëndësishëm për angazhimin tonë në Ballkanin Perëndimor. E dimë që kemi qenë më të suksesshëm atje kur bashkëpunimi ka qenë i ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë evropianë, pra kjo do të jetë qasja jonë”, sqaroi Molly Montgomery.

Kosnett flet për dialogun

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është deklaruar në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kosnett e ka vlerësuar procesin zgjedhor i të lirë të drejtë dhe të organizuar në mënyrë profesionale. Për sa i përket procesit të dialogut, ambasadori Kosnett është treguar kritikues ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje. “Bota nuk pret”, ka theksuar ai. Përgjigjia e diplomatit i referohet deklaratës së Kurtit se dialogu me Serbinë nuk do të jetë një nga prioritetet e qeverisë së tij, duke e renditur maksimumi të katërtën pas drejtësisë, punësimit dhe menaxhimin e pandemisë. “Kur Kurti thotë, në rregull, dialogu, politika e jashtme, do ta lëmë atë pak më vonë, përvoja ime është se bota nuk pret. Një qeveri amerikane e ka thënë këtë në të kaluarën. Nganjëherë vijnë në pushtet dhe thonë se në dy vjetët e parë, katër vjetët e parë do të merremi me politikën e brendshme, e pastaj do të shqetësohemi për politikën e jashtme. Kjo është paksa e vështirë për t’u bërë, andaj nuk do të lidhesha shumë për këtë pikë”, tha Kosnett. Ndërsa i dërguari special i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur që do të vizitojë së shpejti Kosovën dhe Serbinë, që siç ka thënë ai, do të takojë fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurtin, për të diskutuar rreth vazhdimit të procesit të dialogut. Ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden ne letrën të cilën i dërgoi ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, për t’i përcjellë urimet për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përmendi edhe çështjen e dialogut me Serbinë. “Ka ende shumë punë për të bërë, përfshirë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë e fokusuar në njohjen e ndërsjellë, që fuqizon sundimin të ligjit, përballjen me pandeminë dhe nxitjen e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të begatë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, kishte shkruar presidenti Biden.

Më të lexuarat