BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Rajoni

Dashuria që u kthye në tragjedi, zbulohet detaji rrëqethës nga momenti kur dy të rinjtë grek humbën jetën dje nga tërmeti

Dashuria që u kthye në tragjedi, zbulohet detaji rrëqethës

Si pasojë e tërmetit të djeshëm në Greqi humbën jetën e dhe dy të rinj, një vajzë 15 vjeçare dhe një djalë 17-vjeçar.

Ndërkohë detaje të reja rrëqethëse dalin në dritë nga dy të rinjtë, që humbën tragjikisht jetën një ditë më par nga tërmeti katastrofik në ishin grek Samos, që shkatërroi dhe qytetin turk Izmirin, ku në këtë të fundit janë konfirmuar deri më tani 25 viktima.

Mediet greke raportojnë se dy të rinjtë, vajza 15 vjeçe dhe një djalë 17 vjeç, u zunë nga muri që u shemb gjatë tërmetit, teksa po kalonin aty. Siç theksojnë mediat fqinje, ata janë gjetur të përqafuar poshtë rrënojave.

Ata ishin të dashuruar me njeri-tjetrin dhe në momentin e tërmetit, djali duket se e ka përqafuar vajzën, duke mos ditur se vdekja i priste të dy.

Babai i 17-vjeçarit thotë se u shqetësua kur i biri nuk po i përgjigjej në telefon fill pas tërmetit, duke bërë që të nisnin kërkimet. Ata u gjetën poshtë murit disa orë pas tërmetit.

Dashuria që u kthye në tragjedi, zbulohet detaji rrëqethës