BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Rajoni

Debatet për bashkimin Kosovë-Shqipëri, zëvendëskryeministrja Rexhepi: Koha e Shqipërisë së Madhe ka kaluar

Debatet për bashkimin Kosovë-Shqipëri,

Tema e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, u përdor shumë nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, por duket se qeveria e re e formuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka një mendim jo shumë pozitiv për këtë çështje. “Ne duhet të themi se ne kërkojmë të hymë në NATO si Kosovë si shtet i pavarur. Nuk na mbetet tjetër pos referendum për bashkim me Shqipërinë nëse na pamundësohet ajo. Është real që mund të ndodhë bashkimi nëse vazhdon bllokada që po i bëhet Kosovës. Këtë duhet ta dëgjojnë miqtë dhe ata që po na bllokojnë. 14 shkurti është referendum “për Kosovën në NATO”, që del nga rrethimi që ia kanë bërë Serbia dhe Rusia”, ka deklaruar gjatë fushatës zoti Haradinaj. Ndërkohë, pavarësisht se kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në rast se një referendum do të organizohej pas ndryshimeve të nevojshme kushtetuese, mbi bashkimin me Shqipërinë ai personalisht do të votonte pro, zëvendëskryeministrja në qeverinë e re Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak, është shprehur ditën e djeshme se koha për një “Shqipëri të madhe” ka kaluar. Zonja Rexhepi, në një intervistë për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz”, ka folur edhe lidhur me rolin udhëheqës të opsionit pro-rus në udhëheqjen e Malit të Zi dhe përpjekjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ta bëjë Serbinë shtet udhëheqës rajonal. “Koha e krijimit të “Serbisë së Madhe” ose “Shqipërisë së Madhe” tani ka kaluar. Të gjithë kombet e Ballkanit duhet ta kuptojnë se koha e nacionalizmit, dhe mbi të gjitha detyrimi shovinist i një kombi si superior, ishte i gabuar dhe nuk bëri asnjë të mirë ndaj kujtdo. Pra, le të respektojmë njëri-tjetrin. Le t’i respektojmë vlerat e diversitetit. Sigurisht, e kaluara e vështirë nuk mund të harrohet kurrë, por është detyrimi ynë prindëror dhe qytetar t’i rrisim fëmijët tanë në frymën e tolerancës”, tha Rexhepi.

Qëndrimet

Edhe kandidatja për postin e presidentes së vendit Vjosa Osmani, në një intervistë të pak ditëve më parë për BBC, është shprehur jo pro bashkimit me Shqipërinë të paktën për një ose dy dekada. “Unë dhe Kurti ishim shumë të qartë që jemi në një bashkëpunim që ka si qëllim përforcimin e gjendjes së Kosovës. Unë kam qenë shumë e qartë gjatë intervistave të mia por edhe gjatë tërë viteve të mia në politikë, se mbështes një Kosovë të pavarur, besoj fuqimisht në të dhe për këtë arsye do të vazhdoj të punoj për një Kosovë të fortë. Zoti Kurti dhe unë jemi përgjigjur rreth pyetjeve për ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Referendumi për këtë çështje nuk është pjesë e Kushtetutës sonë. Nëse do të bëheshin ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë, do ti përgjigjesha pyetjes tuaj. Por një ndryshim i tillë në mendimin tim kërkon dekada. Kosova është këtu për të ndenjur”, përfundoi ajo. Sakaq, lidhur me detyrën e saj të re si zëvendëskryeministre dhe përfaqësuese e komunitetit boshnjak në qeverinë Kurtii 2, Emilija Rexhepi u shpreh se është një nder dhe privilegj i madh të jesh zëvendëskryeministre, por edhe një përgjegjësi dhe detyrim i madh. “Unë do të përfaqësoj në mënyrë të barabartë të drejtat dhe interesat e të gjitha komuniteteve jo-shumicë, duke luftuar për statusin e tyre brenda programit të kryeministrit tonë Kurti, i cili është i përkushtuar ndaj reformave në sistemin gjyqësor, arsimor dhe shëndetësor, duke përfshirë zhvillimin më intensiv ekonomik të vendit me një program të fortë social për qytetarët tanë”, tha Rexhepi.

Më të lexuarat