BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Rajoni

Debatet për dialogun, Bolton e cilëson të largët paktin Kosovë-Serbi, Vuçiç paralajmëron SHBA dhe BE

Debatet për dialogun, Bolton e cilëson të largët paktin

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, përveç kundërshtive dhe polemikave që ka ngjallur në politikën kosovare, mbi faktin nëse duhet apo jo të zhvillohet në nivel teknik, duket se do të vazhdojë më 7 shtator. Ky lajm është bërë i ditur nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili ka bërë me dije edhe se në takimin e radhës do të shtrojë kërkesën për krijimin e një Bashkimi të Komunave kosovare me shumicë serbe. “Ne nuk po bisedojmë për problemet kryesore, pala serbe po përgatitet për vazhdimin e dialogut me 7 shtator, do të kërkojë realizimin e marrëveshjes së vitit 2013, e cila është nënshkruar nën mbikëqyrjen e BE-së, e që është formimi i këtij Asociacioni. Të shohim veprime konkrete..” ka deklaruar Vuçiç në një konferencë për media në Beograd. Referuar fjalës së tij, Serbia është shumë e interesuar për vazhdimin e dialogut, por një dialog i cili bëhet në kushtet merr- jep dhe jo vetëm pranim nga pala serbe të kërkesave të shtetit të Kosovës. “Mirëpo, kërkojmë dialog të vërtetë, e jo vetëm atë se duhet t’i pranojmë. Këtë ia kam deklaruar edhe Palmerit dhe Grenellit, ua kam thënë edhe para Thaçit, ua kam thënë të gjithëve. Unë i kuptoj ata, ajo është politikë e shteteve të tyre….Por, të flasim për hapjen e linjave hekurudhore, ajrore etj… kjo dikujt nuk po i intereson”, ka deklaruar Vuçiç. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nënvizoi sërish faktin e një dialogu substancial dhe jo formal dhe se dëshiron të shikojë hapa konkrete në këtë proces. Ai përsëriti se Beogradi dëshiron bashkëpunim ekonomik, sepse është e rëndësishme që të respektohen katër liritë themelore – qarkullimi i njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, të cilat janë edhe katër liritë baz2ë në Bashkimin Europian. “Pala serbe po përgatitet për dialogun e 7 shtatorit, kur do të kërkojmë përmbushje të marrëveshjes së vitit 2013, që u nënshkrua nën mbikqyrjen e BE-së, e ajo është formimi i Asociacionit të komunave serbe (AKS)”, sqaroi Vuçiç. Presidenti serb theksoi disa herë se nuk do të jetë Serbia ajo që mund të heqë dorë nga dialogu apo ta braktisë atë.

Hyseni mbi dialogun

Reagon Hyseni

Koordinuesi qeveritar i Prishtinës për dialogun me Beogradin, Skender Hyseni, deklaroi se marrëveshja mes dy palëve për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet për 12 muaj ose procesi i pajtimit do të dështojë tërësisht. Hyseni pas kthimit nga Uashingtoni ka bërë me dije se është angazhuar që çështja e dialogut me Serbinë të mos shtyhet edhe më shumë.

“Në vizitën e Uashingtonit, kam theksuar nevojën e dinamizmit të dialogut, në mënyrë që të përkufizohet në kohë dhe të mos zvarritet dhe të mos rrëshqasë në debate koti”, ka sqaruar Hyseni. Koordinuesi për shtetin e dialogut, ka thënë që nuk duhet të dështojmë sërish me përpjekjet për të dialoguar me Serbinë. “Është e domosdoshme që të shtrohet çështja madhore për diskutim. E ato janë relacionet normale të përhershme Kosovë-Serbi, e që nuk mund të ketë marrëdhënie normale në momentin që nuk do të arrihet njohje reciproke”, shtoi ai.

Hyseni ka theksuar se do të insistojë që të takohet me të gjitha grupet parlamentare për t’i informuar për rrjedhën e dialogut. “Të gjitha palët që kanë qenë të interesuara të njoftohen nga dora e parë, kanë qenë të informuar. I kam kontaktuar të gjithë pa përjashtim”, ka siguruar Hyseni, i cili nga ana tjetër ka thënë që ende nuk ka marrë përgjigje për të diskutuar për këtë çështje me kreun e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Bolton: Prishtina dhe Beogradi larg marrëveshjes

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, John Bolton ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi ndoshta janë larg zgjedhjes së mosmarrëveshjeve që i kanë mes tyre. Gjatë një interviste dhënë për N1 në Sarajevë, Bolton ka thënë se marrëveshja eventuale mes Prishtinës dhe Beogradit sa i përket çështjes së shkëmbimit të territoreve nuk do të duhej të ndikonte në situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Mes të tjerash Bolton ka deklaruar edhe se është i brengosur për mos angazhim të madh të SHBA-ve në rajonin e Ballkanit.