BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Rajoni

Debatet për zgjedhjet në RMV, reagon presidenti Pendarovski: Mandatin për qeverinë e merr kush ka 61 deputetë

Debatet për zgjedhjet në RMV, reagon presidenti Pendarovski: Mandatin

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, ka dalë dje me qëndrim të prerë sa i takon formimit të qeverisë së re. Ndërkohë që partitë politike vazhdojnë përplasjet dhe diskutimet mbi marrjen e qeverisë Presidenti ka dalë dje në një deklaratë të fortë për ta. Gjatë një interviste televizive ai ka thënë se do t’i japë mandatin për formimin e qeverisë cilitdo përfaqësues që në listat zgjedhore kanë marrë jo më pakë se 61 deputetë në Kuvend. “Norma kushtetuese e nenit 90 për ndarjen e mandatit është e qartë – mandatin e merr kandidati i partisë ose partitë që kanë shumicë në Parlament dhe këtu presidenti praktikisht nuk ka kurrfarë hapësire për manovrim. Do të më bind ai përfaqësues që ka 61 deputetë”, tha ai. Sipas tij nuk ekzistojnë kufizime të tjera të përfolura deri më tani, apo që janë paraqitura edhe në 2017, pasi këto kushte krijonin shkelje dhe mungesë korrektësie. Sakaq ai theksoi sërish që do të marrë mandatin ajo parti e cila e bindë t këtë të fundit që siguron 61 deputetë. “Nuk janë paraparë kurrfarë kushtëzime shtesë të tipit të kërkesës për garanci për karakterin unitar të shtetit, reforma në shërbimet e sigurisë etj, pasi gjithë atë që e pamë në vitin 2017 paraqiste shkelje flagrante të aktit më të lartë juridik. Më konkretisht do t’ia ndajë mandatin cilitdo përfaqësuesi të cilësdo nga 6 listat zgjedhore që kanë marrë deputetë në Kuvend e cila do të më bind se ka shumicë prej 61 deputetë”, ka thënë Pendarovski. Gjithsesi se si do të veprohet në praktikë mbetet për t’u parë në datën 4 gusht, ku është caktua edhe seanca konstitutive e përbërjes së dhjetë parlamentare. Sakaq sipas Kushtetutës, presidenti i shtetit është i obliguar që në afatin prej 10 ditëve nga konstituimi i Shtëpisë legjislative, mandatin për përbërjen e Qeverisë t’ia dorëzojë kandidatit të partisë, apo partitë që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e dorëzimit të mandatit, Kuvendit duhet t’i dorëzojë program dhe propozim për përbërjen e Qeverisë.

Reagon LSDM

Nga ana tjetër në lidhje me marrjen e mandatit të qeveris ka reaguar dje Kryeministri dhe nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski, i cili u shpreh se pret që së shpejti do të formohet Qeveria e re nga LSDM-ja. Ai i vlerëson si keqdashëse akuzat nga opozita për blerjen e deputetëve, duke potencuar se nuk ka zgjedhje të reja.“Gjoja blerja e deputetëve është edhe një nebulozë e Mickoskit nga spektri i nebulozave që çdo ditë i tregon. Ne jemi seriozë dhe kështu do të sillemi edhe gjatë formimit të Qeverisë. Përmes bisedës, përmes dialogut me pranimin e principeve për të cilat angazhohemi, kjo do të jetë baza në të cilën do të kërkojmë mbështetje prej deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Pres kjo të ndodhë shumë shpejt pas formimit të Kuvendit të Maqedonisë”, tha Spasovski. Lidhur me çështjen nëse kanë biseda jozyrtare rreth qeverisë së re, Spasovski e përsëriti se LSDM dhe koalicioni bisedat e tilla do t’i fillojnë pas festës së 2 gushtit.“Përndryshe gjithsesi se kemi kontakte me partitë politike jemi duke biseduar, megjithatë, detajisht rreth shumicës parlamentare, rreth Qeverisë, do të fillojnë bisedime zyrtare pas Ilindenit, me partitë të cilat para së gjithash janë gjithnjë e më evropiane të cilat kanë perspektivë dhe vizion për shtetin”, tha Spasovski. Ndërsa për deklarata se do të ketë zgjedhje të reja në vjeshtë ai tha se, Mickoski çdo ditë i ndryshon qëndrimet, pasi deri para ca ditësh thoshte se ai do të formojë qeveri, se është duke e krijuar shumicën parlamentare. Pra përfundimisht nuk do të ketë zgjedhje të reja.