BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Debati për kufijtë ndez Ballkanin, Mali i Zi dhe Maqedonia rreshtohen kundër, Thaçi tjetër mesazh kundërshtarëve

Debati për kufijtë ndez Ballkanin, Mali i Zi dhe Maqedonia rreshtohen

Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka komentuar dje sërish çështjen e dialogut me Serbinë, duke u shprehur i vendosur se konkluzioni i marrëveshjes duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia, dakordësia për kufirin prej 400 km mes dy vendeve dhe pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. “Fundi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe shënimin e kufirit 400 kilometra në mes të dy vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizata tjera. Opinionet tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false. Demarkacioni i Kosovës me Serbinë duket një proces i pashmangshëm, i cili do të sjellë edhe ndryshimet e kufijve mes dy vendeve”, thuhet në postimin e presidentit, i cili vazhdon të insistojë në idenë e korrigjimit të kufijve të Kosovës me gjithë kundërshtimin e plotë të faktorit ndërkombëtar dhe shumicës së politikës së brendshme. Hashim Thaçi, i cili shkon edhe më tej duke thënë se janë 400 km territore që do të jenë pjesë e modifikimit dhe se kjo është e vetmja mënyrë që vendi të jetë pjesë e OKB dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Vuçiç: Kufijtë i kanë përcaktuar fuqitë perëndimore

Ndërkohë nga Serbia presidenti Aleksandar Vuçiç ka deklaruar dje se kufijtë e dy vendeve i kanë caktuar tashmë fuqitë e mëdha, por mbështetja e Beogradit për komunitetin serb në Kosovë do të vijojë me të gjithë fuqinë. “Nëse çdo gjë do të shkojë sipas planit, në 9 shtator do të jem me serbët në Kosovë”, u shpreh presidenti serb në një intervistë për “RTS”, ku theksoi se, edhe Amerika është kundër ndarjes së Kosovës, e se bashkë me Berlinin i kanë përvijuar kufijtë e saj në dëm të Serbisë. “Kemi një territor të përcaktuar nga ana e fuqive perëndimore, që shkon kundër nesh. Kufijtë në Jarinjë dhe Bërnjak janë vendosur përfundimisht në vitin 2011. Këto ne i quajmë kalime administrative sepse nuk i njohim, por nuk mund të hyjmë në Kosovë e të mos e kalojmë këtë kufi”, ka shtuar Vuçiç. Kreu i shtetit serb sidoqoftë theksoi se qëllimi kryesor i Beogradit është ruajtja e paqes në Kosovë. Më herët, Vuçiç pati komentuar me tone të qeta deklaratën e Kancelares gjermane, Angela Merkel, që kundërshtonte rishikimin e kufijve, duke theksuar se qëndrimi i Perëndimit pro shtetit së Kosovës dhe territorit të saj nuk është gjë e re.

Markoviç-Merkel: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan

Vullneti kundër ndryshimeve të propozuara të kufijve në Ballkan ka ardhur dje dhe pas një takimi mes kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviç dhe kancelares Angela Merkel në Berlin. Deklarata për takimin e qeverisë së Podgoricës thoshte se Merkel po ashtu, ka përkrahur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan”, thuhej qartë në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi. Ndryshe kancelarja gjermane ditë më parë është deklaruar kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan. Kjo deklaratë ka ardhur pas retorikave në Prishtinë dhe Beograd, nga ku është diskutuar për korrigjim të mundshëm të kufijve nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç. Këmbëngulja solidare e Thaçit për çështjen ka nisur pas një kërkese të përfaqësuesve të shqitparëve të Luginës së Preshevës, por habitur mjaft politikanë dhe analistë në Kosovë e në Evropë, të cilët i tremben një marrëveshjeje të paracaktuar me palë të panjohura./Andi LAMKO 

Më të lexuarat