BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Rajoni

Debati mbi ndryshimin e kufijve, Vjosa Osmani: Nuk pranojmë asnjë ide për rishikimin e integritetit territorial

Debati mbi ndryshimin e kufijve, Vjosa Osmani: Nuk pranojmë asnjë ide

Ditën e djeshme Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Një nga temat e trajtuara në takimin mes zyrtarëve të artë të të dy vendeve, ka qenë riformatimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, një ide e cili doli nga publikimi i dokumentit “non paper”. Në njoftimin e bërë publik nga zyra e presidentes Osmani, sqarohet se e para e shtetit ka deklaruar se nuk do të pranohen idetë që prekim kufijtë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale. Zyra e presidentes sqaroi se zonja Osmani ritheksoi faktin që skenarë të një natyre të tillë duhet ë parandalohen bashkarisht, duke nënkuptuar faktin se edhe Maqedonia duhet që të jetë kundër ndryshimit të kufijve dhe duhet të veprojë nëse një ngjarje e tillë mund të rrezikojë realizimin. “Nuk pranojmë ide që prekin kufijtë tanë dhe e bëjnë Kosovën jofunksionale”, tha ajo. Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani tha se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj evropiane, duke shprehur mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në BE. Në këtë kontekst, ai ka kundërshtuar idetë për ripërcaktimin e kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme Në njoftim thuhet se në këtë takim marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të të dy shteteve janë vlerësuar si të shkëlqyeshme, ndërsa të dy palët kanë shprehur gatishmërinë që të thellohen edhe më tej, posaçërisht në sferën e ekonomisë dhe turizmit.

Osmani takim me Gërvallën

Ministri Osmani, ka zhvilluar dje edhe një takim me homologen e tij, ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Në një konferencë për media pas takimit me ministren e Gërvalla, zoti Osmani tha se nga ky vit pjesëtar të Armatës së Maqedonisë do të jenë pjesë përbërëse e KFOR-it në Kosovë. “Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s përkrah perspektivën euro-atlantike të Kosovës. Ambicie jonë është integrimi i plotë i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha ai. Ministri shtoi se Maqedonia e Veriut është e gatshme të vë në dispozicion të Kosovës të gjitha njohuritë dhe përvojat e tyre integruese. Ndërsa ministrja Gërvalla u shpreh se është i papranueshëm çfarëdo opsioni për ndarjen territoriale apo shkëmbime territoriale si mundësi për zgjidhjen e problemeve në rajon. Telegraf raporton se Gërvalla, duke iu referuar dokumentit “non paper”, tha se tezat e tilla janë të rrezikshme dhe duhet të gjitha palët të jenë të kujdesshme sepse në këtë formë nxiten konflikte të reja të cilat për rajonin janë të panevojshme. “E kemi ndjekur me shumë shqetësim daljen në media të letrave të tilla, tezave të tilla që vetëm thjesht përmendja e tyre është e rrezikshme për rajonin… Në vitin 2018 kemi pas tendenca për gjetjen e zgjidhjes përmes shkëmbimeve territoriale, ndarjen e vendeve në vija etnike. Për ne është shumë e qartë, nuk është asnjë opsion ajo çfarë shkruhet në letra të tilla pavarësisht se kush janë autorët dhe pavarësisht a janë menduar si teza për t’u diskutuar apo për tu implementuar. Qëndrimi jonë është i qartë. Tezat janë të rrezikshme dhe duhet të gjitha palët të jenë të kujdesshme sepse në këtë formë cyten konflikte të reja të cilat për rajonin janë të panevojshme”, tha ajo. Ndërkaq, ministri Osmani tha se nuk duhet rënë në kurthin e lidhjes së autorësisë me Slloveninë pasi një gjë e tillë është demantuar nga vet Sllovenia mike. “Sllovenia është mbështetëse e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Nuk është korrekte ta lidhim këtë dokument me Slloveninë. Sa i përket përmbajtjes qëndrimi jonë është i prerë se në Ballkan janë përdorur shumë modele në trajtimin e çështjeve etnike. Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesit në rajon. Alternativa e vetme për paqe të qëndrueshme është zgjerimi i NATO-snë rajon dhe integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian”, përfundoi ai.

Më të lexuarat