
SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

Garë e fortë/ Përfundon votimi në asamblenë e PS-së në Vlorë, ja kush është emri i njohur që kryeson garën

132 familje në Shkodër prej ‘97-së jetojnë në banesa të pa legalizuara, banorët zotohen duke iu marr ‘hak’ ndaj politikanëve: Do bojkotojmë zgjedhjet, nëse nuk na...

Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes, avokati i ish-deputetit Bllako kërkon t’i pushohet çështja, zv/presidentit të FSHF Dervishaj i heqin dy akuza

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt, alarmohet Garda e Republikës dhe merr në mbrojtje kryetarin e opozitës

Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen e Drejtorisë së Transportit dhe Tatimeve për rritjen e çmimit të patentës, e cilëson në kundërshtim me ligjin dhe paralajmëron se do monitorojë tregun 1 vit

Qeveria shkarkon nga detyra Lefter Allën, opozita zbulon se ish-kreu i bashkisë Bulqizë u arrestua pasi prishi pazaret e Belinda Ballukut

Çfarë do bëhet me fatin e emigrantëve ilegal në Britani? Çuçi ultimatum Bravernan dhe zbardh bisedimet e takimit: Të amnistohen shqiptarët të cilët punojnë në...

Deklarata e fortë e Brnabiç: Albin Kurti po dobëson pozicionin e tij sa herë i thotë ‘jo’ formimit të Asosacionit

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Shkurt 2023

Kryeministrja e Serbisë, Ana Branbiç, u shpreh dje se këmbëngulja e Beogradit për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe e forcon pozitën e vendit të saj, por e dobëson pozitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, sa herë që ai thotë “jo” themelimit të Asociacionit. Duke e komentuar deklaratën e Kurtit, se Asociacioni do të formohet, por vetëm pas arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë për njohje reciproke, Brnabiç kujton se formimi i Asociacionit është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013. “Vuçiç fitoi Asociacionin me të gjitha kompetencat me Marrëveshjen e Brukselit dhe tani mund të shihni se sa e zgjuar është kjo politikë në planin afatgjatë”, tha Brnabiç. Ajo theksoi se si ata që e “dashurojnë” Vuçiçin dhe ata që “nuk e pëlqejnë atë” duan që ai të vazhdojë sa më gjatë të udhëheqë Serbinë, duke shtuar se shpreson që kështu të jetë. “Ai tha se e di se çfarë është detyra e tij dhe gjithmonë do të heqë dorë nga pozita e tij para Kosovës, gjë që nuk është rasti me asnjë politikan opozitar të cilin e kemi dëgjuar dy ditët e kaluara në Kuvend. E vetmja gjë e rëndësishme për ta është që të jenë në pushtet”. Por, sipas kryeministrit të Kosovës, vullneti i popullit të Kosovës, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria janë ato që e shtyjnë personalisht atë që të kërkojë fillimisht njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia e më pastaj formimin e çfarëdolloj Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe. “Të kërkosh Asociacionin pa e njohur Kosovën është si të kërkosh një kafe pa filxhan”, ka thënë Kurti. Kryeministri kosovar, po ashtu ditë më parë nga foltorja e Kuvendit ka listuar gjashtë parakushte që duhet plotësohen para se të themelohet kjo strukturë e re qeverisëse brenda Kosovës.
Më të lexuarat


24 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, SHBA: Përdorimi i forcës, i nevojshëm dhe legjitim

Gjykata Kushtetuse në Kosovë rrëzon ligjin e rëndësishëm

Zbulohet lufta e fshehtë mes Vladimir Putinit dhe Vuçiçit për Kosovën, Serbia “dridhet’ nga frika e përsëritjes së skenarit kaotik të viteve ’90

Shpërthen një tjetër krizë mes Serbisë dhe Kosovës, Kurti-Vuçiç me sytë nga Perëndimi për zgjedhjet në Veri, mediat serbe paralajmërojnë zhvillime të forta pas 23 prillit

Tronditëse/ Fëmija 7-vjeçar qëllon me pushkë motrën e mitur

“Mbi 800 mijë refugjatë boshatisën vendin”, sot me dhimbje kujtohet 24 vjetori nga ndërhyrja e NATO-s për ‘shfarosjen’ e agresionit jugosllav

Ndodh TRAGJEDIA në vendin fqinj! Zjarrvënia e qëllimtë në një lokal shkakton 7 të plagosur dhe një në gjendje…

Mali i Zi arreston një ndër më të kërkuarit në botë, ja kush e tradhtoi duke e fundosur. Zbardhen detajet

Hungaria thotë se nuk do ta arrestojë Vladimir Putinin pavarësisht urdhër-arrestit nga Haga

Borrell kritika për Kurtin dhe Vuçiçin: Përvishuni punës, mos i drejtoni gishtat njëri-tjetrit
