BREAKING NEWS

“Epoka e Presidentit po vdes, janë dekompozuar...”, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’ e radhës, paralajmëron fundin e Ilir Metës

“Epoka e Presidentit po vdes, janë dekompozuar...”, Frrok
x

Rajoni

Deklaratat e forta të Vuçiç ndaj ish-ambasadorit të OSBE-së, reagon sërish Ambasada Amerikane

Deklaratat e forta të Vuçiç ndaj ish-ambasadorit të

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili e quajti masakrën e Reçakut si një histori të trilluar nga ish-Ambasadori i OSBE-së, Ëilliam Ëalker. Sipas Ambasadës retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë lidhur me ngjarjet e vitit 1999 është e papranueshme.

Ambasada nëpërmjet një komunikate thotë se janë të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit.

“Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në deklaratë.