BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

Deklaratat e ministres kosovare, BE merr në mbrojtje Serbinë dhe kërkon konsensus, reagon Hoti

Deklaratat e ministres kosovare, BE merr në mbrojtje Serbinë dhe

Deklarata e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradiansj- Stublla, e cila iu drejtua presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç duke i bërë me dije se për sa kohë Serbia nuk kërkon falje për krimet dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës, zyrtarëve serbë dhe vetë Vuçiçit nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë, ka nxitur reagimin e BE dhe Kryeministrit Hoti. Kryeministri i Kosovës është shprehur se ka pranuar një letër nga i dërguari Special i Bashkimit Evropian  për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, në të cilën kërkohet respektim i marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel për lejimin e vizitave nga zyrtarë serbë në Kosovë. Me anë të një komunikimi me mediat, Hoti ka thënë se marrëveshjen për lëvizjen e lirë do ta respektojnë, por siç tha ai kërkesat për hyrjen në Kosovë do t’i trajtojnë në varësi nga konteksti i ndjeshmërisë që mund të kenë.“Marrëveshjen për lëvizjen e lirë e respektojmë. Jemi pro lëvizjes së lirë. Po punojmë në proces të dialogut që të gjitha çështjet e hapura që i kemi me Serbinë. Disa çështje janë të ndjeshme…Unë kam pranuar letër nga Lajcak, do t’i përgjigjemi, dhe në fakt jam në komunikim të rregullt me të. Çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë në situatën nëpër të cilën po kalojmë”, ka deklaruar Hoti. Lidhur me pyetjen e gazetarëve për komentimin e ministres së Jashtme Hoti është shprehur i prerë. “Qëndrimet zyrtare të Qeverisë i përfaqësoj unë, jo tjetër kush. Sigurisht unë i koordinoj çështjet me ministrat përkatës. Ministrat nganjëherë mund të kenë qëndrime të caktuara, por ato në fund koordinohen”, ka thënë ai. Ndërkohë në anën tjetër, edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas letrës së emisarit të BE-së, dërguar kryeministrit Hoti, ku i kërkon që presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç t’i lejohet lëvizja e lirë në Kosovë. Haradinaj-Stublla përmes një reagimi në Twitter, ka shkruar se liria e lëvizjes nënkupton hapjen e Urës së Ibrit. “Liria e lëvizjes, pikësëpari, nënkupton hapjen e menjëhershme të Urës së Ibrit në Mitrovicë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Deklarata e ministres dhe prononcimi i Vuçiç

“Vuçiç paska deklaruar mbrëmë se në përurimin e një spitali në Batajnicë (aty ku u gjetën 744 trupa të shqiptarëve të vrarë e masakruar) se ndihet krenar që është kryetar i një shteti që pas 21 vitesh përfundim të luftës, kanë dhënë leje për të kryer gërmime në varrezat masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar nga Serbia. E pyes publikisht AleksandarVuçiçin: Je ndier “po kaq krenar” edhe kur ke qenë i pranishëm në tavolinën që merrej vendimi për të kryer gjenocid dhe krime kundër shqiptarëve të Kosovës?!”, shkroi Haradianj –Stublla në Twitter. Nga ana tjetër, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar më 25 nëntor se autoritetet në Prishtinë e ndaluan një vizitë të tij në Kosovë, në mënyrë që të bënin një ngjarje të madhe prej kësaj. “Ata donin të dërgonin Ministren e Punëve të Jashtme, e cila donte ta bënte një shfaqje politike në komunën e Rashkës. Ne u thamë atyre se, kjo ishte absolutisht e papërshtatshme për momentin. Meqenëse na dërguan një letër, ne u dërguam atyre një letër. Nuk kemi asgjë për të fshehur”, tha Vuçiç. Kujtojmë se gurorja “Kizhevak” në Komunën e Rashkës, në afërsi të kufirit me Kosovën, është lokacioni i pestë në Serbi, në të cilin janë gjetur mbetjet mortore, siç dyshohet, të civilëve shqiptarë të vrarë gatë luftës në Kosovë, në vitin 1999. Ende nuk dihet se sa është numri i trupave që janë gjetur në këtë vend, më 16 nëntor.