BREAKING NEWS

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër Perëndimit, Rusia furnizohet me pilula jodi për të mbijetuar nga një sulm atomik

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë
x
BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x

Rajoni

Del nga “sirtari” dosja e fshehtë që po mban Vuçiç, zbulohet se kush janë tetë shtetet e reja që janë gati të tërheqin njohjen e Kosovës, ja kur do të aktivizohet vendimi i tyre

Del nga “sirtari” dosja e fshehtë që po mban

Në mesin e tetë shteteve të reja “çnjohëse” të pavarësisë së Kosovës, siç pretendon presidenti serb, Aleksandër Vuçiç se i ka “në sirtar”, burime diplomatike të së përditshmes serbe “Danas” thonë se janë vende kryesisht të vogla afrikane si Mbretëria e Eswantini-t, Gaboni dhe Somalia, por edhe të Amerikës Latine si Antigua, Barbuda, të cilat, siç thonë ata, “kanë ngrirë vendimin për njohje” të Kosovës. Përveç këtyre, sipas medieve serbe, ka edhe shtete me “vendime të ngrira” për njohjen e pavarësisë së Kosovës, si Egjipti, Peruja dhe Republika Dominikane. Më tej, thuhet se po zhvillohet betejë diplomatike për pozicionin e Kosta Rikës, e cila është vendi i parë mes tyre që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Më tej, Danas shkruan rreth mundësisë që kjo do të ngrihet si çështje në agjendën e OKB-së. Sipas burimeve të tyre, misioni serb diplomatik në New York do të përdor këtë mundësi për të fuqizuar marrëdhëniet me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovës dhe të vazhdojë lobimin në fushatë “çnjohëse të Kosovës”. “Siç mëson Danas jozyrtarisht nga Qeveria e Serbisë, Plani është që emrat e këtyre shteteve të mbahen të fshehta tani për tani”. Disa nga shtetet që nuk njohin Kosovën që përmenden, janë Guatemall, Nikarugua, Mozambiku, dhe Irani, me të cilët do të takohet Presidenti i Serbisë.

Plani i Vuçiçit

Me disa nga këta shtete, janë bërë përpjekje për të fuqizuar marrëdhëniet dy-shtetërore. “Mbretëria e Eswantinit, Gabonit dhe Somalisë janë shtete afrikane më të vogla, të pazhvilluara me të cilat presidenti Vuçiç u përpoq të vendosë marrëdhënie diplomatike gjatë këtij viti, të cilat kanë një situatë politike komplekse dhe kjo mund të përdoret lehtësisht, siç ka treguar tashmë rasti i Somalisë për t’i bërë ata të ndryshojnë qëndrimin e tij për Kosovën”. “Për lidershipin e Serbisë nuk është e rëndësishme madhësia dhe ndikimi i këtyre vendeve në OKB, është e rëndësishme që ata të kenë një zë dhe të ketë rëndësi çdo shtet”, thonë burimet e Danas.

Serbia: Numri i vendeve që nuk do ta njohin Kosovën do të rritet

Si Vuçiç dhe Ana Bërnabiç, kryeministrja e Serbisë është e sigurt se në të ardhmen do të ketë më shumë shtete që do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Sipas pretendimeve të saj, shtimi i numrit të shteteve është treguesi më i mirë se Serbia në politikën e saj të jashtme ka ndjekur një strategji të qëndrueshme dhe të mirëplanifikuar. Për Bërnabiç përveç çnjohjeve, Serbia fal strategjive lobuese ka arritur ta dobësojë pozicionin e Kosovës në raport me anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. “Është një politikë e bazuar në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe përkundër të gjitha sfidave dhe presioneve, gjithnjë e më shumë vende kanë filluar të mos anashkalojnë faktin se ligji, drejtësia dhe të gjitha argumentet janë absolutisht në anën e Serbisë”, ka thënë Bërnabiç. Edhe pse prej vitesh zyrtarët më të lartë shtetëror serb pretendojnë që kanë siguruar një numër të konsiderueshëm të çnjohjeve, në fakt në terren situata është krejt ndryshe. Së fundmi ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ai i cili tha se në sirtar ka çnjohjen e radhës së pavarësisë së Kosovës. Rrëfimi i liderëve shtetërorë serbë, se janë siguruar numra të konsiderueshëm të shteteve që janë të gatshëm ta çnjohin shtetësinë e Kosovës, u ri aktualizua, kur Kosova dorëzoi zyrtarisht anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës. Por, që nga atëherë deri më tani asnjë shtet i cili e ka njohur më herët pavarësinë e Kosovës, nuk e ka tërhequr atë.

Më të lexuarat